Procesi "16+1" ofron perspektiva të shkëlqyera për marrëdhëniet Kinë - Maqedoni

Shkup, 27 shkurt 2017 (MIA) - Koncepti i ri kinez i marrëdhënieve ndërkombëtare e ka parasysh skenën e ndryshuar ndërkombëtare të marrëdhënieve dhe bazohet në parimet e bashkëpunimit mbi parimin "të gjithë janë fitues" (vin-vin). Marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë janë miqësore dhe kanë perspektivë të shkëlqyer përmes zbatimit të Procesit 16+1 me 16 vende nga Evropa Qendrore dhe Lindore pjesë e së cilës është edhe Maqedonia.
Këtë e theksoi zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Institutit kinez për studime evropiane, Çeng Vejdong, CASS e RP Kinës i cili sot në MPJ mbajti ligjëratë me temë "Marrëdhëniet dhe progresi i Procesit të bashkëpunimit 16+1 - një rrip një rrugë me Republikën e Maqedonisë". Sipas tij, koncepti i ri i marrëdhënieve ndërkombëtare gjegjësisht është ripërtëritje e konceptit të vjetër të bashkëekzistencës së qetë dhe është kombinim i historisë dhe inovacionit.
Duke u përqendruar në marrëdhëniet e Kinës me Maqedoninë, ai gjithashtu theksoi se në 15 vitet e kaluara ato zhvillohen mirë dhe në mënyrë stabile kanë shënuar progres, ndërsa më së shumti manifestohen në planin ekonomik.
Sipas statistikave, këmbimi tregtar në vitin 2016 arriti 469 milionë dollarë, ndërsa Kina është partneri i tretë tregtar më i madh jashtë Evropës. Ekziston potencial i madh për bashkëpunim të ardhshëm dhe zhvillim të lidhjeve bilaterale, ndërsa në këtë kontekst Procesi 16+1 ka rol kyç dhe veçanërisht projektet e dakorduara në sferën ekonomike.
Drejtori i Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Abdul Kadër Memedi theksoi se projekti "16+1" është i suksesshëm pasi që bazohet në parimet "fitues të të dyja palëve", rezulton me projekte konkrete të infrastrukturës dhe nuk i vë në pikëpyetje interesat tona strategjike për integrimin euroatlantik.
Instituti kinez për studime evropiane është pjesë e Akademisë për Shkenca Shoqërore që është institucioni më i madh akademik dhe është platforma më me ndikim tink-tenk në Kinë dhe i numëron 39 institute në të cilat janë të angazhuar 3.300 hulumtues.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail