Zaev pret sot ta marrë mandatin nga Ivanovi

Shkup, 27 shkurt 2017 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pasdite arriti në vilën Vodno, ku presidentit Gjorge Ivanov duhet t'ia ja dorëzojë 67-të nënshkrimet, pas çka pret t'i dorëzohet mandati për formimin e qeverisë.
Zaev para takimit me Ivanovin në deklaratë të shkurtë tha se pret që Ivanovi t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë dhe u porositi qytetarëve se vijon periudhë e transferit të qetë të pushtetit.
"Kjo është ditë historike për Republikën e Maqedonisë. Në dorë mbajë 67 nënshkrime të deputetëve nga Kuvendi i Maqedonisë, të cilat garantojnë mundësi për qeveri të re për qytetarët e Maqedonisë. Në të njëjtën kohë këto nënshkrime mundësojnë të përfundojë kriza në Republikën e Maqedonisë dhe më në fund shteti të lëviz përpara në funksion të kthimit të jetës në Maqedoni. Sot pres që zotëro Ivanovi ta dorëzojë mandatin në kohë sa më të shpejtë që të mund të fillojmë negociatat për krijimin dhe formimin e qeverisë së re të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Në të njëjtën kohë kam rastin që deri te të gjithë qytetarët dhe institucionet në shtet t'u porosis se vijon transfer i qetë dhe i shpejtë i pushtetit në Republikën e Maqedonisë", tha Zaev.
Pastaj, ai së bashku me nënkryetaren Radmilla Shekerinska dhe sekretarin e përgjithshëm Oliver Spasovski shkoi në takim me presidentin Ivanov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail