Fushatë promovimi të gazetarisë hulumtuese ekologjikeShtip, 28 shkurt 2017 (MIA) - Në kuadër të projektit "Zhvillim i gazetarisë hulumtuese ekologjike" Qendra për demokraci ekologjike "Florozon" dhe Shoqata për zhvillim të bashkësisë rome SUMNAL nga Shkupi sot në sheshin Liria në Shtip organizojnë fushatë për promovim të gazetarisë hulumtuese ekologjike. Qëllimi i fushatës promovuese është ngritja e vetëdijes tek qytetarët dhe faktorët e tjerë shoqërorë për temat dhe problemet ekologjike përmes theksimit të nevojës për përfaqësim më të madh të temave nga sfera e mjedisit jetësor në hapësirën mediale. Krahas kësaj, fushata bën promovim të aktiviteteve projektuese të realizuara deri më tani, promovim të ueb portalit http://www.ekologist.mk/ dhe do t'i prezantojë mundësitë për pjesëmarrje të opinionit në realizimin e projektit. Portali http://www.ekologist.mk/ organizon foto konkurs përmes të cilit qytetarët mund të marrin pjesë në mënyrë aktive në informimin e opinionit përmes publikimit të fotografive të cilat i shfaqin shembujt e mirë dhe të këqij të sjelljes së opinionit dhe industrisë ndaj mjedisit jetësor. Projekti "Zhvillim i gazetarisë hulumtuese ekologjike" ka për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit midis organizatave civile dhe mediave për zhvillim dhe zbatim të partneriteteve midis faktorëve të involvuar, sigurim i qasjes më të mirë deri te informatat nga sfera e mjedisit jetësor përmes vendosjes së metodave efektive për nxitje të gazetarisë qytetare. Projekti parashikon realizimin e trajnimeve dhe përforcim të kapaciteteve të sektorit civil në pjesën e komunikimit dhe bashkëpunimit me mediat.
|