VMRO-DPMNE e dënon sulmin e ekipit të gazetarëve të A1.on

Shkup, 1 mars 2017 (MIA) - VMRO-DPMNE-ja e dënoi sulmin e mbrëmshëm të ekipit të portalit të internetit A1on dhe kërkoi që institucionet kompetente ta zgjidhin rasti dhe t'i sanksionojnë individët të cilët e kanë shkaktuar incidentin.
"VMRO-DPMNE-ja në mënyrë parimore, si edhe deri më tani, mendon se është jodemokratike dhe e pa shembull të sulmohen media dhe ekipe për shkak të raportimit të tyre për ngjarje dhe ndodhi", kumtoi VMRO-DPMNE-ja.
Nga partia theksojnë se e dënojnë këtë ngjarje të pakëndshme, njëjtë si paraprakisht e dënuan sulmin e ekipit të gazetarëve të RTVM-së në mitingun e LSDM-së, sulmet ndaj gazetarëve Antonio Dimitrievski, Janko Ilkovski, Dejan Nikollovski, Ivoa Talevska, kërcënimet me jetë për gazetarët e portalit Kurir, demolimin e Radio Maqedonia e Lirë (RML) dhe incidente të ngjashme të cilat, thekson VMRO-DPMNE, i kanë shkaktuar anëtarët, aktivistët dhe simpatizuesit e LSDM-së.
Është tragjike, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së që LSDM-ja madje edhe kur ndodhin incidente të tilla duhet të gënjejë dhe t'i keqpërdorë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail