Promovohen masa të reja për punësim

Shkup, 1 mars 2017 (MIA) - Prej sot të gjithë personat e papunë me rrezik social dhe kompanitë të cilat dëshirojnë të punësojnë persona të tillë do të mund të aplikojnë për kompensim të kushtëzuar në para për punësimin e subvencionuar të personave të kësaj kategorie. Sot është publikuar edhe shpallja për kreditimin e subjekteve juridike për hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe kreditimin për vetëpunësim përmes hapjes së biznesit personal, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi.
Më pas punëdhënësve do t'u ofrohen tre lloje përfitimesh. I pari është subvencionim gjashtëmujor i bruto pagës për punësimin e personave të papunë me rrezik social, me obligimin e punëdhënësit t'i mbajë në punë edhe të paktën gjashtë muaj. Më pas personat e punësuar të cilët nuk kanë kualifikime do të marrin subvencione në shumë prej 14.900 denarë, ndërsa personat me shkallë më të lartë të arsimit dhe ata të cilët do të kryejnë detyra më komplekse do të marrin subvencion prej 17.000 denarësh.
Gjithashtu gjatë gjashtë muajve të parë punëdhënësit do t'i paguhen edhe nga 5.000 denarë në muaj për një person të punësuar, të dedikuara për mbulimin e shpenzimeve për trajnim dhe materiale.
Përfitimi i dytë është subvencionim gjashtëmujor i neto pagës për punëdhënësit të cilët do të punësojnë persona të papunë në rrezik social, dhe lirim 60-mujor prej pagesës së kontributeve prej sigurimit të obligueshëm social. Përfitimi i tretë është subvencionim gjashtëmujor i neto pagës për këtë kategori qytetarësh dhe lirim 36-mujor prej pagesës së kontributeve, me obligim që punëtori të mbahet në punë 12 muaj shtesë.
"Për punëdhënësit të cilët do të vendosin për përzgjedhjen e dytë ose të tretë do të paguhet në dy shuma, njëri prej 10.500 denarë për personat të cilët nuk kanë kualifikime dhe 11.900 për personat me shkallë më të lartë të arsimit ose të cilët do të kryejnë detyra pune më komplekse", tha Ibrahimi.
Në konferencën për shtyp ministri e promovoi edhe Programin për kreditimin e subjekteve juridike për hapjen e vendeve të reja të pujnës, ndërsa shfrytëzues mund të jenë ndërmarrjet mikro dhe të vogla të regjistruara së paku një vit para ditës së publikimit të shpalljes, të cilët e kanë të punësuar së paku një persona dhe që nuk e kanë zvogëluar numrin e të punësuarve në gjashtë muajt e fundit.
Të drejtë punësimi përmes kësaj mase kanë personat e papunë të cilët nuk kanë qenë në marrëdhënie pune tre muaj para publikimit të kësaj shpallje. me masën parashihet kompanitë të kreditohen me 3.000 euro për një person të punësuar me shumë maksimale deri në 9.000 euro për tre persona të sapopunësuar.
Mjete shtesë deri në një mijë euro do të ndahen për punësimin e personave të cilët janë të papunë në bazë të tepricës teknologjike, falimentimit, likuidimit dhe janë të papunë mbi tre vjet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail