LSDM: Në janar është bërë deficit buxhetor prej 34,7 milionë euro

Shkup, 1 mars 2017 (MIA) - LSDM e akuzon Qeverinë se në periudhë të funksionimit teknik në janar të këtij viti ka bërë deficit buxhetor prej 34,7 milionë euro, që është 38 për qind më shumë prej realizimit të planifikuar mujor, si dhe se janë realizuar vetëm 4,8 për qind të investimeve kapitale për këtë muaj.
Partia i referohet Raportit për zbatimin e buxhetit për janarin e 2017 dhe thekson se janë realizuar 34,7 milionë euro prej 302 milionë eurot e parashikuara të deficitit buxhetor për gjithë vitin, që, siç thekson, është 38 për qind më shumë se realizimi i planifikuar të deficitit buxhetor.
"Nëse merren parasysh se sa pak para janë realizuar për investime kapitale, ndërsa ky pushtet në largim, siç dëshmuan edhe vetë qytetarët, studentët, bujqit ua ndaloi pagat të cilat rregullisht u takojnë me ligj, me arsyetimin se funksionon në mënyrë teknike, atëherë pse Qeveria me autorizime teknike ka harxhuar 34,7 milionë euro më shumë prej të ardhurave të grumbulluara", qëndron në kumtesë.
Shpenzimet e tilla jotransparente të parave të popullit, thekson LSDM, do të përfundojnë me formimin e kësaj qeverie përgjegjëse, e cila do t'u lejojë qytetarëve të cilat dedikimet buxhetore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail