Arrestohen nëntë persona për incidentet e mbrëmshme në Shkup

Shkup, 1 mars 2017 (MIA) - Policia arrestoi pesë persona si autorë të mundshëm të tre veprave penale "dhunë" që ka ndodhur mbrëmë në Shkup, me ç'rast janë lënduar pesë persona.
Siç informoi MPB-ja, vepra e parë penale ka ndodhur rreth orës 18:45 në rrugën "Maqedonia" para "Portës Maqedoni", ku prej dy personave deri tani të panjuhur fizikisht janë sulmuar një gazetar dhe një kameraman të mediumit elektronik A1-on, të dy nga Shkupi, derisa kanë xhiruar kronikë.
Incidenti i dytë ka ndodhur rreth orës 19:10 në stacionin e autobusëve para Bankës Popullore të Maqedonisë, ku një djalë 17-vjeçar nga fshati Brazdë u sulmua nga një grup të rinjsh të moshës 16-18 vjeçare. Pastaj, siç thuhet, i njëjti grup fizikisht ka sulmuar edhe gjashtë minorenë të moshës 16 dhe 17 vjeçare, të cilët kanë qenë në stacionin e autobusëve, me ç'rast një djalë nga lëndimet në gjendje të pavetëdijes është dërguar në qendrën klinike "Nënë Tereza" - Klinika urgjente.
Incidenti i tretë ka ndodhur rreth orës 19:20 në autobusin me numër 58, i cili ka lëvizur drejt Qendrës transportuese. Siç tha shoferi i autobusit, në autobus në stacionin para QT "Vero Xhambo" ka hyrë një grup të rinjsh të moshës 16-18 vjeçarë dhe me këtë rast kanë sulmuar një djalë 17-vjeçar.
Nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Shkup janë ndërmarrë masa për ndriçimin e ngjarjeve, me ç'rast për shkak të prishjes së rendit publik me elemente të dhunës në Stacionin policor Qendër nga ana e njësisë Alfa janë privuar nga liria nëntë persona, prej të cilëve pesë të moshës 14 deri 18 vjeçarë si autorë të mundshëm të dhunës, ndërsa të tjerët në rol të dëshmitarëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail