Ahmeti në Click të RTV 21 diskutoi për situatën aktuale në Maqedoni

Prishtinë, 15 mars 2017 (MIA) - Emisioni “Click” në RTV21, mbrëmë kishte një emision special, ku i ftuar ishte kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me të cilin u diskutua për situatën aktuale në Maqedoni, shkruan rtv21.tv
Kryetari i BDI-së, Ahmeti në intervistë theksoi se nuk duhet të thirret Kuvendi pa pasur marrëveshje paraprake mes partive më të mëdha maqedonase dhe shqiptare.
"Pa një marrëveshje të mirëfilltë mes palëve si përfaqësues të komuniteteve shumicë, LSDM-së, VMRO-së, BDI-së dhe partive tjera, ne nuk mund të bëjmë eksperimente dhe prova si në teatër, të shkojmë në parlament pa një marrëveshje paraprake. Dhe jo të shkojmë në parlament për të parë njëri tjetrin dhe për të shkëmbyer ca sharje dhe ofendime, por për të zhvilluar një seancë ku do të zgjidhet një komision për emërime, dhe të zgjidhet kryetari i Parlamentit”, tha Ahmeti.
Ahmeti komentoi reagimin e presidentit të Republikës së MAqedonisë Gjorge Ivanov, i cili nuk po pranon programin e LSDM-së, për shkak të platformës.
“Unë mendoj që presidenti më shumë e ka arsyetim, si pretekst çështjen e të ashtuquajturës platformë. Disa herë e kemi spjeguar që ajo nuk është një platformë, por një deklaratë nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, e hartuar mes partive politike. Mirëpo tani për çështje të politikave ditore keqpërdoret”, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij, ky keqpërdorim ka vënë në lëvizje të gjitha mediet përfshirë edhe ato ndërkombëtare. Ai ka shtuar se nuk ka asgjë të rrezikshme në atë deklaratë, apo që është jashtë kushtetutës së Maqedonisë.
I pyetur se pse gjatë mandatit 10 vjeçar, BDI-ja nuk i ka adresuar asnjëherë këto çështje që përfshihen në platformë dhe pse duhet tani të bëhen temë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se tani është koha e duhur, shkruan rtv21.tv
“Deri më tani ne e kemi avancuar çështjen e gjuhës shqipe, në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe në përputhje me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, por nuk kemi arritur ta përfundojmë dhe përmbyllim Marrëveshjen e Ohrit, sa i takon statusit të gjuhës”, tha Ahmeti.
Sipas tij, nëse mbi 20 për qind e popullit e flasin një gjuhë është gjuhë zyrtare, këtë e thotë edhe vet kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.
”Ne nuk mund të mbetemi më peng i situatave. Ne kërkojmë përfundimisht që statusi dhe ligji për përdorimin e gjuhës shqipe tani të përmbyllet. Gjuha shqipe të jetë në përdorim zyrtar në të gjitha institucionet e shetit”, shtoi Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se në deklaratën siç e quan ai, të përbashkët të partive, është përfshirë edhe çështja e tragjedisë në Kumanovë.
“Ai rast të ndriqohet deri në fund, e jo të paguaj kosto BDI-ja e as unë peronalisht së bashku me bashkëluftarët, për tradhëti kombëtare. Ne kërkojmë që ky rast të ndriqohet edhe me monitorim të mirëfillt ndërkombtarë që opinioni dhe shqiptarët në tërësi ta dinë të vërtetën”, është shprehur Ahmeti.
Ai ka bërë të ditur që në deklaratë është përfshirë edhe çështja për rastin mostra për të cilin akuzohet ai dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë montuar këtë rast.
“Ne kërkojmë që e vërteta të dal sepse ne nuk mund të jetojmë gjithmonë duke qenë të akuzuar apo duke rruajt shpinën nga shpifje dhe montimet që mund të bëhen nga njerëz me qëllim të keq”, ka përfunduar Ahmeti.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është i mendimit se nuk duhet të thirret Kuvendi pa pasur marrëveshje paraprake mes partive më të mëdha maqedonase dhe shqiptare. Ai në intervistën e tij për RTV21, tha se deri më tani nuk ka ndonjë sinjal se Kuvendi mund të thirret, por sipas tij, përpjekje po bëhen.
“Pa një marrëveshje të mirëfilltë mes palëve si përfaqësues të komuniteteve shumicë, LSDM-së, VMRO-së, BDI-së dhe partive tjera, ne nuk mund të bëjmë eksperimente dhe prova si në teatër, të shkojmë në parlament pa një marrëveshje paraprake. Dhe jo të shkojmë në parlament për të parë njëri tjetrin dhe për të shkëmbyer ca sharje dhe ofendime, por për të zhvilluar një seancë ku do të zgjidhet një komision për emërime, dhe të zgjidhet kryetari i Parlamentit”, tha Ali Ahmeti.
Ahmeti nuk sheh tendenca proruse tek VMRO DPMNE, por thotë se Rusisë nuk i konvenon që Maqedonia të jetë e anëtarësuar në NATO dhe BE. Ai tha se po të kish vërejtur anësim drejt politikave pro ruse, nuk do të ishte pjesë e qeverisjes.
“Unë nuk kam vërejtur anësim, dhe nuk kam vërejtur implementim të politikave ndryshe nga ato perëndimore në këto hapësira, sepse po të kisha vërejtur një tendencë të tillë unë nuk do të isha në partneritet për organizim të qeverisë dhe të këtij shtetit”, shtoi ai.
Lidhur me mosdhënien e mandatit nga ana e Ivanovit, Ahmeti tha se vetëm VMRO DPMNE dhe askush tjetër mund të ndikojë që ai të reflektojë dhe ta zgjidh, siç e quajti ai, lëmshin politik të krijuar.
Duke folur për Deklaratën e Përbashkët, kreu i BDI-së tha se çështja e gjuhës ka qenë pika e parë e BDI-së edhe në vitin 2014, por partia e tij është tërhequr nga ajo pikë, për shkak se kishte propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Ahmeti nuk e la pa e përmendur se kërkesa e Lëvizjes Besa që kryeministri shqiptar, Edi Rama, ta pranojë autorësinë e Deklaratës së Përbashkët është përdorur nga Ivanovi dhe Gruevski maksimalisht.
“Mund që me keqardhje të them se në atë takim ku është hartuar, dhe jemi marrë vesh me partitë politike shqiptare që veprojnë këtu në Maqedoni, nuk ju është përgjigjur thirrjes një parti politike e quajtur Besa. Ata vazhduan edhe më tutje duke i bërë thirrje, letër të hapur kryeministrit të Shqipërisë, që ai të pranojë autorësinë. Një autorësi të paqenë, sepse ai nuk ka qenë autor, dhe unë në këtë rast nuk dua as ta arsyetoj e as ta amnistoj Shqipërinë, sepse Z.Rama bëri një akt vëllazëror”, u shpreh Ali Ahmeti.
“Mirëpo e keqja është se arsyet që i përdor Besa për të dalë me letër, që të pranojë autorësinë Zoti Edi Rama, këtu e ka shfrytëzuar edhe presidenti, edhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Zoti Nikolla Gruevski, e kanë shfrytëzuar edhe analistë, duke thënë që ja një parti politike shqiptare po kërkon nga Edi Rama që të pranojë autorësinë”, shtoi ai.
Ahmeti pranon se shteti i së drejtës nuk funksionon, dhe se reformat në drejtësi duhet të bëhen sa më shpejtë. Ai disa herë përsëriti se problemi është politik, dhe zgjidhja duhet të jetë politike, e jo të shndërrohet në problem etnik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail