Nënshkrim i marrëveshjes për projekt për fëmijë me pengesa në të pamurit

Shkup, 15 mars 2017 (MIA) - Projekti i USAID-it dhe Fondacioni ndërkombëtar i Lajons klubeve për fëmijët me pengesa në të pamurit sot do të nënshkruajnë Grant marrëveshje për vazhdimin e projektit deri në vitin 2020, i cili do të mundësojë përmirësim të mundësive arsimore për fëmijët me shikim të dëmtuar, si dhe parandalim të hershëm gjatë sëmundjeve eventuale të syve.
Projekti për fëmijët me pengesa në të pamurit, i realizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore, punon në rritjen e cilësisë dhe qasjes së shërbimeve për edukim për fëmijët me pengesa në të pamurit, me fokus të veçantë në shkrim, me publikimin e librave në shkrimin braill në gjuhët lokale dhe fushata për kontrolle falas të syve te fëmijët nga mosha parashkollore.
Në nënshkrimin e marrëveshjes është paraparë fjalim i kryetarit të Asociacionit ndërkombëtar të Lajons klubeve, Bob Korlu, i guvernatorit të Lajons Distrik 132 Maqedoni, Sllobodan Vukiqeviq, si dhe i prorektorit të Universitetit të Evropës Juglindore, Endru Gudslid.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail