MBPEU: Pagesa e subvencioneve do të vazhdojë këto ditë

Shkup, 15 mars 2017 (MIA) - Për subvencionet e drejtpërdrejta në vitin 2017 Qeveria ka siguruar 100 milionë euro. Por për shkak të trajtimit të ndryshëm të Kodit Zgjedhor pas zgjedhjeve të fundit parlamentare erdhi deri në pengesa në pagesën e tyre. Pas marrjes së djeshme të mendimit pozitiv nga Komisioni Antikorrupsion, pagesa e subvencioneve do të vazhdojë këto ditë, gjegjësisht pas përfundimit të formaliteteve rreth marrjes së detyrës nga ana e drejtorit të sapoemëruar në Agjencinë e pagimit.
Këtë e thekson Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) në reagimin e deklaratës të anëtarit të Bordit drejtues të LSDM-së, Lupço Nikollovski rreth pagesës së subvencioneve për bujqit.
MBPEU thekson se i respekton dispozitat ligjore me të cilat vitin e kaluar tre herë u ndërpre pagesa e subvencioneve për shkak të zgjedhjeve parlamentare të caktuara paraprakisht.
Ministria gjithashtu thekson se vitin e kaluar bujqve u janë paguar pesë miliardë e 500 milionë denarë apo 98 për qind nga pesë miliardë e 613 milionë denarë të siguruara me programin për mbështetje financiare për bujqësi për vitin 2016.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail