Vazhdoi koordinimi për Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Shkup, 22 mars 2017 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë edhe sot vazhdoi takimi koordinues i përfaqësuesve të grupeve parlamentare për përcaktimin e propozimit për përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, që është parakusht për caktimin e vazhdimit të Seancës konstituive të Kuvendit.
Në koordinimin e djeshëm përfaqësuesit e grupeve parlamentare e dakorduan numrin e anëtarëve me të cilët do të përfaqësohen në Komisionin për çështje të zgjedhjeve emërimeve, por akoma nuk është arritur marrëveshje për kryetarin e Komisionit. Në pajtim me atë që është dakorduar, VMRO-DPMNE do të ketë gjashtë anëtarë në Komision, LSDM pesë, ndërsa BDI dhe BESA do të përfaqësohen me nga një anëtar.
Sipas Rregullores së Kuvendit, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve zgjidhet në seancë konstituive të Parlamentit me propozim të së paku 10 deputetëve, ndërsa përbërja e tij duhet të sigurojë përfaqësim adekuat të deputetëve nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend. Ky Komision ose të paktën 20 deputetë mund të propozojnë kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa propozues mund të jetë edhe ndonjë deputet.
Seanca konstituive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre pasi nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail