KSL anëtare e barabartë e Konfederatës Evropiane dhe Ndërkombëtare të Sindikatave (PRS)

Shkup, 22 mars 2017 (MIA) - Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë është pranuar si anëtare e barabartë në Konfederatën Evropiane të Sindikatave dhe në Konfederatën Ndërkombëtare të Sindikatave.
Për kryetarin e KSL-së, Bllagoja Rallpovski, anëtarësimi i barabartë në këto organizata ndërkombëtare është mirënjohje për drejtimin dhe standardet që i zbaton KSL.
Si suksese të rëndësishme të realizuara gjatë periudhës së kaluar, Rallkovski i përmendi nënshkrimin e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik, miratimi i Ligjit për zgjidhje të qetë të kontesteve, si dhe të Ligjit për rrogën minimale, për të cilin kërkojnë mënyrë tjetër të llogaritjes sipas standardeve evropiane.
Për ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, dialogu social gjatë periudhës së kaluar shënon progres të dukshëm, por ajo në çka duhet të punohet në periudhën në vijim është përforcimi i tij me qëllim të avancimit të të drejtave punuese dhe të obligimeve dhe të drejtave të punëdhënësve.
"Si sfida dhe qëllime për në të ardhmen, mbeten përforcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve të Këshillit nekonomik-social dhe përfshirjes aktive të partnerëve relevant social në procesin e krijimit dhe implementimit të politikave strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e me vetë atë edhe zhvillimin e mëtutjeshëm dhe avancimin e dialoguit social trepalësh në Republikën e Maqedonisë", theksoi ministri Ibrahimi.
Konfederata e sindikatave të lira nga ekzistimi i vet e deri më sot numëron mbi 65 mijë anëtarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail