Zaev në PPTH për financimin e fushatës zgjedhore

Shkup, 22 mars 2017 (MIA) - Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kundër të cilit Prokuroria Publike Themelore hapi rast për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore, sot deklaroi se si parti politike tërësisht e kanë ndjekur ligjin lidhur me grumbullimin dhe shpenzimin e mjeteve dhe organizimin e fushatës.
"Edhe një herë të konfirmoj se LSDM është parti politike e cila shquhet si shembull për të gjitha partitë e tjera politike për organizimin e fushatës. Bëhet fjalë për fushatën në vitin 2016, për zgjedhjet të cilat u mbajtën më 11 dhjetor. Absolutisht nuk ka asgjë që paraqet problem ose çfarë do rezerve prej anës tonë", deklaroi Zaev.
Ai theksoi se prej shqyrtimit të sotëm në dëshmitë do të shohë se për çfarë dyshohet së bashku me edhe një person tjetër të punësuar në parti dhe LSDM-në si parti.
"Do t'i bëjmë të gjitha procedurat të cilat lidhen me shqyrtimin e dëshmive dhe në pajtim me këtë do ta përgatisim edhe mbrojtjen tonë. Në kohë, përmes mediave, qytetarët do të informohen për të gjitha detajet, për atë që është lejuar gjatë hetimit", tha Zaev.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail