Zaev: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për daljen nga kriza

Shkup, 22 mars 2017 (MIA) - Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për dalje nga kriza politike dhe se duhet t'u jepet mundësi proceseve demokratike dhe të formohet qeveri.
"Sikur të shihnim zgjidhje, ne menjëherë do ta iniconim atë çështje. Edhe një herë potencoj, se me marrjen e numrit të njëjtë të mandateve, me marrjen e numrit më të madh të mandateve ose me marrjen e numrit më të vogël të mandateve të LSDM-së ose edhe anasjelltas, të VMRO-DPMNE-së, nuk do të ndryshojë asgjë. Gjorge Ivanov mundet përsëri të mos e japë mandatin. Të bëjë thirrje për zgjedhje, ndërsa pa thënë se cili është qëllimi i këtyre zgjedhjeve, kjo është e kotë madje edhe për t'u shqyrtuar. Unë jam njeri dhe politikan i matur dhe besoj se nëse shoh argumente të cilat do të thonë zgjidhje, atëherë të gjitha opsionet janë të hapura, por zgjedhjet nuk janë zgjidhje", deklaroi Zaev.
Duke i komentuar dy kushtet që i ofron VMRO-DPMNE për dalje nga kriza, Zaev tha se shumica në Parlament është pronocuar dhe se duhet të bëhet transferim i shpejtë dhe demokratik i pushtetit.
"Nëse shkohet në zgjedhje ata do të humbasin dhe ne do të kishim disa deputetë më shumë dhe Gjorge Ivanov përsëri të mos e japë mandatin", tha Zaev, duke shtuar se qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare presin hapa konkret.
Zaev shpreson se do të gjendet zgjidhje dhe se në pajtim me Rregulloren do të përzgjidhet kryetari i Kuvendit i cili do të dërgojë shkresë deri tek presidenti Ivanov dhe do t'i mundësojë afat prej dhjetë ditësh që ta japë mandatin.
"Nuk ka më as platforma të Tiranës, as platforma të BDI-së, të Besës, të Aleancës dhe LSDM-së, nuk ka asgjë prej asaj. Ka program të qeverisë së ardhshme të Maqedonisë i cili në preambulën e saj e ka përforcimin dhe unitetin e Maqedonisë, respektimin rigoroz të Kushtetutës dhe prioriteteve tona të larta, BE dhe NATO", tha Zaev.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail