LSDM: Deputetët e VMRO-DPMNE-së të mos i frenojnë procedurat parlamentare

Shkup, 23 mars 2017 (MIA) - LSDM-ja sot apelon që deputetët e VMRO-DPMNE-së të mos i frenojnë procedurat parlamentare dhe në pajtim me Rregulloren për punë të Kuvendit, më shpejtë të zgjidhet kryetar i Kuvendit.
"Kryetari i ri i Kuvendit do të dërgojë letër deri te Gjorge Ivanov dhe do t'ia sigurojë afatin prej 10-të ditëve që e kërkon që t'ia jep mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re", njofton LSDM në kumtesë.
Partia thekson se në zgjedhje të besueshme janë zgjedhur deputetët e ri në Kuvend dhe se lideri i LSDM-së e ka formuar shumicën e nevojshme në Kuvend.
"Ai veçmë e ka publikuar programin e qeverisë së re reformuese, e cila e mbron karakterin unitar të shtetit, garanton sundimin e së drejtës dhe zgjidhje për nevojat dhe problemet e të gjithë qytetarëve. Bashkimi Evropian njoftoi se ka qëllime pozitive me Maqedoninë, hapjen e kapitujve 23 dhe 24 lidhur me gjyqësinë dhe mbrojtjen. Kjo i hap edhe perspektivat evropiane të shtetit dhe të qytetarëve dhe kjo është rruga e Maqedonisë", thekson LSDM-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail