Arrihet marrëveshje për Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Shkup, 23 mars 2017 (MIA) - Kryetari i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të jetë nga VMRO-DPMNE, është dakorduar në koordinimin e sotëm në Kuvend.
Zyrtarisht, kush do të jetë kryetar i Komisionit do të dihet pas orës 15 kur duhet të vazhdojë koordinimi, por sipas burimeve partiake, ai me siguri do të jetë Ilija Dimovski.
Sipas dakordimit paraprak nga partitë politike VMRO-DPMNE do të ketë gjashtë anëtarë në Komision, LSDM pesë, ndërsa BDI dhe BESA do të përfaqësohen me nga një anëtar.
Konfirmimi i propozimit për formimin e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për vazhdimin e seancës konstituive kuvendore, e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre pasi nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail