Forum për punëdhënës për politika më të mira aktive për punësim

Shkup, 23 mars 2017 (MIA) - Thellim dhe zhvillim i bashkëpunimit të ndërsjellë përmes rritjes së informimit për programe aktive, masa për punësim dhe shërbime të cilat i zbaton Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë (APRM) me punëdhënësit, ishte qëllimi i forumit të sotëm i cili duhet t'i përmirësojë politikat për punësim në sektorin e biznesit.
Sllobodanka Aleksovska udhëheqëse e Qendrës për punësim e Qytetit të Shkupit sqaroi se në forumin e titulluar "Masat aktive dhe politikat e Agjencisë për punësim" u jepet mbështetje personave të papunë dhe punëdhënësve në sektorin privat.
Informoi se për këtë vit është sjell plan operativ për masa dhe programe aktive në të cilin ka 22 shërbime të cilat janë të disponueshme për punëdhënësit dhe personat e papunë, si dhe me masat parashihet hapje e mbi 10.000 vendeve të reja të punës. Ajo përkujtoi se për momentin është aktiv edhe programi Maqedonia punëson#2.
Në forum, punëdhënësit këmbyen përvoja dhe diskutuan për gjendjen e tregut të punës dhe nevojat reale të sektorit të biznesit, në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit për planifikim dhe implementim të politikave për punësim në nivel lokal dhe nacional.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail