Në SHF "Vëllezërit Milladinovci" në Kumanovë së shpejti qendër për trajnim të defektologëve, mësimdhënësve dhe prindërve

Kumanovë, 23 mars 2017 (MIA) - Në shkollën fillore "Vëllezërit Milladinovci" në Kumanovë do të fillojë me punë qendra e vetme e resurseve për rajonin verilindor, paralajmëruan sot në konferencën për shtyp, kompetentët nga shkolla fillore.
Në SHF "Vëllezërit Milladinovci" funksionojnë paralele për fëmijët me nevoja të veçanta në të cilat punojnë dy defektologë të cilët në nivel të komunës së Kumanovës mund t'i trajnojnë mësimdhënësit, prindërit.
"Defektologët do të marrin pjesë në punën e qendrës së resurseve, ndërsa nga 1 prilli fillojnë në nivel të shkollës fillore 'Vëllezërit Milladinovci'. Do të punojnë me fëmijët të cikët janë në paralele të rregullta, ndërsa janë inkluziv", deklaroi sot drejtoresha e SHF "Vëllezërit Milladinovci", Marina Manojllovska.
Qendra e resurseve nënkupton bashkëpunim të defektologëve nga shkollat fillore dhe të mesme. Në SHF "Vëllezërit Milladinovci" defektologët e trajnuar me mbi 20 vjet përvojë pune do të punojnë me mësimdhënësit dhe do t'i trajnojnë si t'i qasen fëmijëve me nevoja të veçanta edukative.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail