Në fundjavë të reshura të përkohshme dhe bubullima, të hënën ftohje

Shkup, 24 mars 2017 (MIA) - Moti në Maqedoni nesër do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë të reshura lokale të shiut, të cilat kohëpaskohe do të jenë të mëdha me bubullima të ralla, posaçërisht në rajonet malore. temperatura do të jetë në interval prej 19 deri 25 gradë Celsius, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Të dielën do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me të reshura të kohëpaskohshme të shiut, në disa vende me intensitet të matur, ndërsa do të ketë kushte për bubullima të rralla. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, në pjesët perëndimore përkohësisht e përforcuar perëndimore. Temperatura do të jetë në interval prej 15 deri 22 gradë Celsius.
Nga fundi i ditës për shkak të uljes së masës konsiderueshëm më të ftohtë ajrore nga verilindja, era do ta ndryshojë drejtimin në veriore ndërsa në male të reshurat do të kalojnë në borë.
Të hënën do të jetë kryesisht mot me vranësira me të reshura të përkohshme të shiut, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta me të reshura të përkohshme të borës. Më shumë të reshura priten në pjesët perëndimore. Në male do të formohet edhe mbulesë e re nga bora. temperaturat në mënyrë të konsiderueshme do të bijnë dhe do të jenë në interval prej 7 deri 13 gradë Celsius.
Pastaj do të mbisundojë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat nga mesi i javës do të lëvizin prej -2 deri 4 gradë, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje e sipër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail