Neto paga mesatare në janar 22.750 denarë

Shkup, 24 mars 2017 (MIA) - Neto paga mesatare e paguar mujore për të punësuar në Maqedoni në janar të këtij viti ka arritur 22.750 denarë dhe ka qenë për 2,2 për qind më e madhe në krahasim me janarin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Rritja e tillë është falë para se gjithash rritjes së neto pagës mesatare mujore të paguar në sektorët: Informacione dhe komunikime (9.4 për qind), Administratë publike dhe mbrojtje, sigurim i obligueshëm social (4,6 për qind) dhe Miniera dhe nxjerrjen e gurit (4.2 për qind).
Ulje e neto pagës mesatare është shënuar te sektorët: Art, argëtim dhe rekreacion (32.2 për qind), Informacione dhe komunikim (13.0 për qind) dhe Ndërtimtari (11.7 për qind)
Bruto paga mesatare megjithatë, në janar ka arritur 33.441 denarë ose për 2,4 për qind më të madhe se muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Në janar të vitit 2017, 1.0 për qind nga të punësuarit në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë pagë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail