"Proto Tema": Grekët lënë milionë euro në kazinotë e Maqedonisë

Athinë, 27 mars 2017 (MIA) - Me emra të njohur të estradës greke, ushqim dhe pije falas, kazinotë e Maqedonisë e shtrydhin atë që ka mbetur nga ekonomia e kolaboruar në Greqinë veriore, më së tepërmi në Selanik, shkruan sot portali grek "Proto Tema" në edhe një reportazh për grekët, të cilët janë vizitorë të rregullt të kazinove të Maqedonisë në Gjevgjeli.
Duke përkujtuar se Maqedonia dhe Greqia kanë mospajtime të vazhdueshme rreth çështjeve nacionale, "Proto Tema" shkruan se me atmosferën që mund të vërehet gjatë fundjavave në kufirin Maqedoni-Greqi, dëshmohet se askush nuk i kushton vëmendje kësaj.
"Shkupjanët na eksportojnë turistë, ne u eksportojmë lojtarë për slotet dhe tryezat e tyre për Blekxhek", komenton portali.
Sipas "Proto Temës" kazinotë e Maqedonisë, më së shumti tre kazinotë që janë afër kufirit me Greqinë, brenda një viti kanë 550 mijë vizita nga qytetarët grekë, të cilët shpenzojnë 60 milionë euro.
Si "fenomen" i dytë për atë që po ndodh në kufirin Greqi-Maqedoni, portali e thekson edhe blerjen e fri-shopit në territorin grek, për të cilin komenton se të shtunën në mbrëmje është plot si supermarket të shtunën.
"Shportat janë plot me uiski dhe cigare të jotatimuara, ndërsa vetëm disa metra pas kufirit, benzinat janë më të lira për rreth 30 për qind", informohet në tekst.
Kryetari i Odës Tregtare dhe Industriale të Greqisë Veriore, Dhimitris Bakacelos për "Proto Temën" deklaroi se Oda vazhdimisht e ka theksuar nevojën e përforcimit të kontrollit të kufirit që të parandalohet kontrabanda, por në të njëjtën kohë i ka nënvizuar edhe përfitimet nga turizmi në rajon. Prefekti i Selanikut, Janis Butaris, ka refuzuar që të japë deklaratë në këtë temë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail