KE: Hapja e negociatave varet nga Këshilli i Evropës, jo nga ne

Bruksel, 27 mars 2017 (MIA) - Komisioni Evropian sot mohon se cilido nga Komisioni i ka premtuar liderit të LSDM-së Zoran Zaev për hapjen e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, nëse qeveria që do ta udhëhiqte ai e merr pushtetin në shtetin e Maqedonisë.
Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, sot në konferencën për shtyp në Bruksel konfirmoi se për hapjen e negociatave inkuadruese të Maqedonisë me Unionin vendos Këshilli Evropian, e jo Komisioni, me çka e mohoi pohimin e Zaevit për disa media të Maqedonisë se Përfaqësuesja e lartë Federika Mogerini, si dhe eurokomisari Johanes Han, i kanë premtuar fillim të negociatave inkuadruese në rast se ai bëhet kryeministër i Maqedonisë.
"Siç e dini, ne nuk komentojmë dhe unë nuk do të komentoj komente të huaja. Por, ju jeni të vetëdijshëm cilat janë rregullat dhe rekomandimet e Komisionit për hapjen e negociatave me vendin tuaj, të kushtëzuar me implementim, gjegjësisht implementimin e marrëveshjes së Përzhinës dhe Prioritetet urgjente reformuese në vend. Hapja e negociatave inkuadruese, kur këto kushte do të plotësohen është vendim që do ta sjellë Këshilli", u përgjigj Kocijançiç.
Zëdhënësja e Han, gjithashtu u pyet nëse eurokomisari për zgjerim e ka marrë letrën nga profesoresha e të Drejtës kushtetuese të Fakultetit juridik në Shkup, Tanja Karakamisheva-Jovanovska dhe disa intelektualë dhe profesorë nga Maqedonia në lidhje të (jo)kushtetutshmërisë së lëvizjeve që disa politikanëve të Maqedonisë i zvarritin gjatë periudhës së fundit dhe nëse Han i është përgjigjur letrës.
"Duhet të kontrolloj nëse letra ka ardhur, por zakonisht kur marr letra, ne iu përgjigjemi atyre", u përgjigj Kocijançiç.
Me këtë rast në përgjigjen e saj në konferencën për shtyp në Komisionin Evropian u përfshi edhe zëdhënësi i përgjithshëm i KE-së, Margaritis Shinas.
"Po, ne kemi shprehi të përgjigjemi në letra", shtoi shefi i servisit të zëdhënësve të Qeverisë joformale të BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail