Konferencë rajonale për Rrugën ballkanike të refugjatëve

Shkup, 27 mars 2017 (MIA) - Ndarje e përvojave që i mbledh sektori civil nëpër Rrugën Ballkanike gjatë krizës migruese, gjendja momentale në terren dhe pritjet për ardhmërinë, janë temë e bisedimeve të Konferencës rajonale me temë "E kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja: Me çfarë sfidash ballafaqohen njerëzit të cilët vdesin përmes të a.q rruga e Ballkanit Perëndimor?" që sot dhe nesër po mbahet në Shkup në organizim të Legis, ndërsa në bashkëpunim me Qendrën multikulturore nga Vjena.
Konferenca është pjesë nga projekti "Rruga ballkanike e refugjatëve" financuar nga Bashkimi Evropian që ka për qëllim t'i mbledhë të gjitha organizatat qytetare të cilat ishin faktor gjatë krizës së refugjatëve në Rrugën Ballkanike.
"Secila prej vendeve të Rrugës Ballkanike ballafaqohet me sfida të ndryshme. Greqia është vendi ku refugjatët vijnë fillimisht dhe në të cilën mbetën një numër i madh prej tyre, por edhe prej nga zbatohet zhvendosja në vendet evropiane. Maqedonia dhe Serbia janë vende transituese të cilat ishin aktuale deri para një viti kur u mbyll rruga e refugjatëve, ndërsa për momentin ballafaqohen me emigrim të parregullt dhe aktivizim të sërishëm të rrugëve kontrabandiste që na krijuan probleme shtesë. Kroacia, Sllovenia, dhe Austria janë vende ku vijnë refugjatët dhe të cilët punojnë në integrimin e tyre", deklaroi Jasmin Rexhepi, kryetar i OJQ Legis në pauzën e Konferencës.
Sipas tij, nëse do të realizohet kërcënimi i presidentit turk Erdogan se do të fillojë të lëshojë nga 30 deri 50 mijë refugjatë në ditë në rrugën ballkanike varet nga realizmi i marrëveshjes që e arritën BE-ja dhe Turqia.
Nëse ndodh fluks i tillë i madh i refugjatëve, shtoi Maqedonia nuk ka kapacitet të mbledh aq refugjatë dhe thjeshtë duhet të punojë si një numër i tillë i njerëzve të transferohen përmes territorit të saj në veri të Evropës.
Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu në hapjen e konferencës tha se nuk ka hapësirë për relaksim, por përkundrazi sistemi dhe institucionet përmes koordinimit rajonal dhe global dhe bashkëpunimit duhet vazhdimisht të jenë të gatshëm për ndërmarrjen e hapave përkatës për zgjidhjen e problemeve.
"Sfidat dhe kërcënimet janë reale dhe duhet të themi se fluksi i refugjatëve i cili gjatë vitit 2015 dhe 2016 e përfshiu Evropën, ndërsa në të cilin Republika e Maqedonisë ishte pjesë e të a.q 'Rruga perëndimore ballkanike migruese' tregoi një sërë mangësish, jo vetëm te ne, por në përgjithësi në Evropë. Përgatitja e resurseve është e rëndësishme sepse nuk jemi të sigurt se ky ekzodus i pa parë deri tani i civilëve nga zonat e luftërave në Lindjen e Afërt dhe të Mesme nuk do të përsëritet në të ardhmen e afërt", tha Nuhiu.
Për ballafaqim të suksesshëm me migrimet, shtoi nevojitet koordinim dhe solidaritet, sepse bëhet fjalë për problem kombëtar.
"Aspekti humanitar dhe i sigurisë nga fluksi i emigrantëve, posaçërisht në muajt fillestarë të krizës u vendosën në plan të dytë në llogari të politikës së tepruar dhe manipulimit me përmasat katastrofale të këtij ekzodusi. Tani secili në Evropë e ka të qartë se qasja unitare dhe siguria, si e emigrantëve, ashtu edhe vendeve ku ato transitojnë ose i kanë destinacione të fundit janë primare nëse dëshirohet ballafaqim i suksesshëm me migrimin", theksoi Nuhiu.
Jo më pak është e rëndësishme, saktëson edhe integrimi i tyre.
"Si institucione duhet të hapemi drejt të gjithë faktorëve, përfshirë edhe sektorin civil, në drejtim të kërkesës së propozimeve optimale, projekteve dhe zgjidhjeve të cilat do të kontribuojnë për sistem cilësor të funksionimit në pikëpamje të emigrimit dhe të gjitha reperkusioneve që mund t'i sjellin. Zgjidhjet duhet të rrjedhin nga profesionalizimi dhe ekspertiza, ndërsa politika vetëm të jetë realizues i tyre", thekson Nuhiu.
Franjo Shtajner nga OJQ Qendra multikulturore nga Vjena Austri theksoi se rruga ballkanike u bë kryesore në vitet e fundit për kalimit të refugjatëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail