Ministri Ameti për debat në Tiranë për zonën e mbrojtur Mali Sharr - Korab

Shkup, 27 mars 2017 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti sot, në Tiranë, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në nivel të lartë me rastin e fillimit të Projektit "Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Biodiversiteti ".
Në këtë ngjarje, ku morën pjesë edhe ministrat e Mjedisit Jetësor nga Kosova dhe Shqipëria, u diskutua për implementimin e Vizionit të Përbashkët për zonën e mbrojtur ndërkufitare Mali Sharr-Korab, për të cilën Republika e Maqedonisë ka dhënë edhe mbështetje politike në vitin 2013 me nënshkrimin e Deklaratës trepalëshe midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
-"Këtë projekt e shoh si mundësi për avancimi e bashkëpunimit të deritanishëm rajonal të suksesshëm në fushën e mbrojtjes së biodiversitetit, sidomos në pjesën e zonave ndërkufitare të mbrojtura", theksoi Ameti, duke shtuar se Republika e Maqedonisë dallohet me një biodiversitet të madh, karakteristikat themelore të të cilit janë speciet dhe ekosistemet e pasura dhe heterogjene, që i dedikohen pozitës specifike gjeografike, faktorëve klimatik, gjeologjik, gjeomorfologjik, hidrografik, pedologjik etj.
Sipas Ametit, domosdoshmëria për ndërmarrjen e një aksioni të koordinuar në nivel lokal, rajonal dhe global, për parandalimin, reduktimin dhe zbutjen e ndikimeve të dëmshme mbi biodiversitetin është i nevojshëm dhe i mirë pritur.
Nga Ministria informojnë se në vijim është realizimi i projektit "Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e shfrytëzimit të tokës" dhe "Rruajtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i biodiveritetit në Liqenin e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës". Në vitin 2016 u zbatua projekti i BE IPA: "Përforcimi i kapaciteteve për zbatimin e Natyra 2000", përmes së cilit u përgatit Ligji i ri për mbrojtjen e natyrës dhe aktet nënligjore me qëllim të harmonizimit të plotë të direktivave të BE-së për habitate dhe zogjtë. Të njëjtin vit, bashkëpunimi ndërkufitar midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë për mbrojtjen e natyrës u avancua përmes formimit të Fondit për mbrojtjen e natyrës Prespë-Ohër (PONT).
Në kuadër të vizitës në Tiranë, ministri Ameti realizoi takime bilateral me ministrin shqiptar të Mjedisit Jetësor Lefter Koka dhe atë kosovar Ferat Shala.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail