Kuvendi edhe sot e vazhdoi mbledhjen konstitutive (PLT)

Shkup, 30 mars 2017 (MIA) - Në kuadër të vazhdimit të sotëm të mbledhjes konstitutive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në të cilën debatohet për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Petar Atanasov nga LSDM kërkoi nga kryetari Trajko Veljanoski të tërhiqet dhe t'i mundësojë deputetit më të vjetër ta udhëheqë mbledhjen, në mënyrë që, siç tha, të ketë punë produktive.
Stefan Bogoev nga LSDM, ndërkaq, kërkoi të ndërpritet, siç theksoi, diskutimi nebuloz me replika dhe kundërreplika dhe të mundësohet që shteti të shkojë përpara.
Ljupço Dimovski nga PSM theksoi se qytetarët në zgjedhje të reja dhe të shpejta të drejtpërdreejta parlamentare duhet të vendosin nëse e mbështesin, siç tha, Platformën e Tiranës dhe gjithë atë që ka arritur marrëveshje LSDM me partitë e bllokut shqiptar për krijimin e shumicës s[ re paszgjehdore parlamentare.
Trajço Dimkov nga VMRO-DPMNE theksoi se puna e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është mjaft përgjegjëse dhe për këtë arsye, siç tha, nuk është njejtë se cilët deputetë do të zgjedhen për kryetar dhe anëtarë të tij.
Mbledhja konstitutive e Kuvendit filloi ,ë 30 dhjetor të vitit të kaluar, por ishte ndërprerë. sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Shtëpisë ligjvënëse. përcaktimi i propozimit për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, është parakusht për zgjedhje të kryetarit të Parlamentit, që është një ndër pikat e mbledhjes. ab/14:28
###
Seanca filloi me seri vërejtjesh procedurale në tema të ndryshme, për shkak të së cilës janë dhënë disa pauza. Për diskutim janë paraqitur 51 deputetë, ndërsa në tre ditët e fundit vetëm tre e kanë shfrytëzuar të drejtën e fjalës.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe një herë kërkuan që të tregohet se çka është arritur me BDI-në dhe LSDM-në që të heq dorë nga Platforma e Tiranës, ndërsa si dalje të vetme nga kriza politike e theksuan mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me lokalet.
Kolegët e tyre nga LSDM-ja, ndërkohë kërkuan që të ndërpritet me shkeljen e Rregullores dhe me "përdhunimin" e Parlamentit.
Damjan Mançevski nga LSDM-ja në fjalimin procedural theksoi se vazhsimisht shkelet Rregullorja dhe shtoi se që më 30 dhjetor të vitit të kaluar është planifikuar skenari për prolongim që zbatohet në seancë, kur, siç tha Trajko Veljanoski u caktua të kryesojë me Kuvendin, në vend të deputetit më të vjetër, siç ka qenë praktikë deri më tani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail