Takim i Zaevit me ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë, Suedisë dhe Holandës

Shkup, 19 prill 2017 (MIA) - Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot u takua me ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Mbretërisë së Suedisë dhe Mbretërisë së Holandës.
Në kumtesën e LSDM-së ceket se në takim është konstatuar se Republika e Maqedonisë duhet t'i vazhdojë proceset demokratike me çka do të sigurohet ardhmëria stabile për qytetarët.
"Shumica parlamentare prej 67 deputetëve është e gatshme ta realizojë vullnetin qytetar për ndryshime, të shprehur në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Hapat që pasojnë në kohë të shpejtë janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe Qeveria e re reformuese, sipas Rregullores së Kuvendit, Kushtetutës së RM-së dhe ligjeve", ka thënë Zaev.
Në takim është biseduar për nevojën të gjitha subjektet politike në vend, institucionet dhe individët ta marrin parasysh përgjegjësinë që e kanë, në mënyrë që ta mundësojnë këtë proces, si dhe pasojat nga sjellja eventuale në dëm të interesave shtetërore.
Lideri i LSDM-së theksoi se është e domosdoshme të veprohet sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve dhe të mundësohet transfer i qetë i pushtetit.
Në takim me ambasadorët Kristine D.Althauzer, Çarlls Garet, Mats Stefanson dhe Vauter Plomp është vlerësuar edhe se dalja nga kriza është zbatimi i prioriteteve urgjente reformuese të shtetit që do t'i zhbllokojnë perspektivat euroatlantike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail