Ministrja Kançeska-Milevska e vizitoi Teatrin Shqiptar

Shkup, 20 prill 2017 (MIA) - Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska sot e vizitoi Teatrin Shqiptar në Shkup ku intensivisht punohet në rikonstruksionin e objektit, i cili pritet që të përfundojë deri në fund të këtij viti.
Punohet për intervenimin e parë të madh për rikonstruksionin e plotë të Teatrit, pas më shumë se 40 vitesh nga ekzistimi i këtij objekti, për realizimin e të cilit është angazhuar firma italiane "Skientia SRL".
"Me rinovimin enterier dhe eksterier dhe rikonstruksionin e ndërtesës së Teatrit Shqiptar, sipërfaqja e përgjithshme e të cilit është rreth 4.300 metra katrorë do të fitohet një objekt bashkëkohor me dy salla, i pajisur me teknologjinë më bashkëkohore skenike në pajtim me standardet ekzistuese, si dhe riorganizim i brendshëm funksional i objektit, njoftoi Ministria e Kulturës.
Në periudhën e kaluar, siç citohet, bëhet fjalë për kryerjen e teknologjisë skenike, janë finalizuar kryera e fasadës së objektit, instalimet elektrike dhe vendosen kanalet e ventilimit për instalimet makinerike.
Ministrja e Kulturës theksoi se pas rikonstruksionit të ndërtesës së Teatrit Shqiptar, objekti do të jetë një vend i ri ku artistët do ta pasurojnë mozaikun multikulturor të vendit tonë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail