Mëngjes i ftohtë me temperatura negative, borë në Mavrovë dhe Krushevë

SHkup, 21 prill 2017 (MIA) - Në Llazaropole sot në mëngjes është matur temperatura më e ulët prej minus 7 gradë. Në Krushevë dhe Mavrovë janë matur -5, në Berovë -4, në Pozharan, Gjurishte, Pretor dhe Ohër -2, në Petrovec dhe Manastir -1, në Strumicë, Tetovë, Kriva Pallankë dhe Vinicë 0, në Kumanovë dhe Shtip 1, në Shkup dhe Dmeir Kapi 2, në Dojran 4 dhe në Gjevgjeli 5 gradë.
Siç kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike, më së shumti reshje të shiut gjatë 24 orëve të fundit ka pasur në Mavrovë, ku janë amtir dy, ndërsa në Krushevë dhe Ohër nga një litër në metër katror.
Në Krushevë dhe Mavrovë sot në mëngjes në orën 8 është matur shtresë e borës prej 1 dhe 3 centimetra.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i ftohtë, me erë të prëforcuar veriperëndimore, posaçërisht përgjatë Luginës së Vardarit dhe pjesëve lindore. Në orët e paradites në pjesët verilindore do të ketë reshje lokale të borës. Temperatura më e lartë e ajrit do të jetë në interval prej 6 deri 13 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me erë të prëforcuar verilindore dhe temperaturë të ditës deri 10 gradë.
Gjatë fundjavës, temperaturat e mëngjesit në disa vende do të jenë rreth apo nën zero, përderisa temperatura e ditës prej të shtunës do të jetë në ngritje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail