Ahmeti: Kur na thërret një çështje shumë e lartë si që është çështja shqiptare, aty jemi një

Kërçovë, 24 prill 2017 (MIA) - Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në ngjarjen e zbulimit të pllakës përkujtimore në Kollare të Kërçovës, në shenjë kujtimi për mbledhjen konsultative të LPK-së ka thënë se "ajo që nuk ndryshon tek anëtarët e LPK-së është se kur i thërret një çështje shumë e lartë, si që është çështja shqiptare, pra aty jemi një dhe po guxon dikush të rrezikojë gjithë atë që e kemi ndërtuar si një trup i vetëm, aty jemi një".
"Është një e vërtetë e madhe se LPK ka pasur njerëzit më sakrifikues dhe jo rastësisht arritëm që të fitojmë mbi një perandori të quajtur Jugosllavi, mendonim nga mjetet më të thjeshta për të organizuar rezistencë, por pala tjetër mendonte se teoria e jonë është e parealizueshme. Me fanatizëm të ruajmë atë që e kanë krijuar njerëzit e merituar. Ata njerëz sot nuk janë në mesin tonë dhe ne i nderojmë ata pikërisht duke nderuar vendet ku janë marrë vendimet e mëdha ku më vonë pasoi me një kryengritje deri në dëbimin e forcave pushtuese. Misioni jonë është mision i pambaruar, duhet të vazhdojë sepse kemi edhe shumë punë për të bërë…”, ka thënë Ahmeti, njofton Aktuale.mk..



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail