Mbahen konsultimet multilaterale midis NATO-s dhe Maqedonisë në Bruksel

Bruksel, 25 prill 2017 (MIA) - Në selinë e NATO-s në Bruksel, sot janë mbajtur konsultimet multilaterale "Procesi për planifikim dhe kontroll" (PARP) midis Republikës së Maqedonisë dhe Aleancës në të cilën morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes i Maqedonisë Bekim Maksuti, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska-Ristova dhe delegacioni i lartë Ministrisë dhe i Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ky njoftim i rregullt është në pikëpamje të realizimit të qëllimeve partnere të Maqedonisë për anëtarësimin e ardhshëm në NATO, që e konfirmoi edhe njeriu i dytë i Ministrisë së Mbrojtjes.
"Sot në selinë e NATO-s në Bruksel, së bashku me sekretaren shtetërore Çupovska-Ristova dhe delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të ARM-së marrim pjesë në Konsultimet multilaterale (PARP) midis Republikës së Maqedonisë dhe Aleancës. Në këto konsultime edhe njëherë konfirmuam se theks strategjik i Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi i vendit tonë në NATO. Me bashkëbiseduesit i kemi prekur të gjitha çështjet në lidhje me reformat dhe gjithçka që është arritur gjatë vitit të kaluar dhe të gjitha sugjerimet, gjegjësisht vërejtjet me qëllim të mirë nga ana e NATO-s në lidhje me atë si duhet të lëvizim përpara deri në anëtarësimin e plotfuqishëm në Aleancë", theksoi zëvendësministri Maksuti.
Sekretarja shtetërore në MM Çupovska-Ristova, potencoi se në konsultimet e sotme në selinë e organizatës më të madhe ushtarake-politike në botë, nder i veçantë është dhënë ndaj Maqedonisë për kontributin që e ka dhënë në pikëpamje të operacioneve paqësore të kryesuara nga NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.
"Dukshëm është mbështetur fakti që Republika e Maqedonisë e ka realizuar përparimin në pjesën e bashkëpunimit rajonal në serinë e projekteve që i zbatojmë në nivel rajonal, siç është ai që në vitin 2016 u hap selia e Forcave mjekësore dhe dedikuese ballkanike që do të jetë me seli permanente në Republikën e Maqedonisë. Në këtë projekt marrin pjesë disa vende ballkanike në esencë kyçe që në vetë projektin të arrijmë dislokim të këtyre forcave mjekësore dedikues ballkanike në rast të nevojave të krizës ose gjendjeve tjera të tërë rajonit ballkanik. Në mënyrë shtesë, vëmendje më e madhe i kushtohet procesit për modernizim dhe pajisim të Armatës, i cili është në vijim", theksoi Çupovska-Ristova.
Ajo theksoi se në vitin 2017, në buxhetin e Ministrisë janë miratuar 6,38 për qind më shumë mjete buxhetore të shprehur në për qindje në lidhje me vitin e kaluar 2016, me ç'rast nga NATO-ja është përshëndetur fakti që pothuajse 21 për qind e këtyre mjeteve do të dedikohen për shpenzime kapitale.
"Republika e Maqedonisë, gjegjësisht Ministria e Mbrojtjes dhe Armata veç më e kanë filluar procesin e furnizimit të pajisjes së re, moderne dhe bashkëkohore për nevojat e Armatës dhe veç më janë janë arritur marrëveshje. Gjithashtu, jashtëzakonisht jemi të përkushtuar edhe në pjesën e vazhdimit të këtij procesi kyç", shton sekretarja shtetërore, Elizabeta Çupovska-Ristova.
Përndryshe, konsultimet e sotme në selinë e Aleancës në Bruksel janë në funksion dhe në pritjet nga Republika e Maqedonisë që sivjet ta hapë ciklin e 18-të të Planit të akcizës për anëtarësimin e ardhshëm në Aleancë (MAP), me ç'rast në këtë pjesë, shteti i Maqedonisë jashtëzakonisht është vlerësuar për kontributet adekuate që i ka realizuar në të gjitha qëllimet e partneritetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail