Zaev kërkoi të votohet për kryetarin, për Veljanoskin kjo është shkelje e Rregullores

Shkup, 27 prill 2017 (MIA) - Respektim të Rregullores me kalim në pikën e ardhshme të rendit të ditës - zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, kërkoi në vazhdimin e sotëm të 20-t lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga kryesuesi Trajko Veljanoski.
"Shumica parlamentare e formuar këtu dhe e deklaruar këtu ju lutë të ndërprisni së shkeluri nenin 89 të Rregullores së Kuvendit të RM-së, të ndërprisni së shkeluri nenin 90, 91, ta shfrytëzoni nenin 68 dhe ta vazhdoni mbledhjen pas orës 18:00. Tekstualisht, shumica parlamentare ju lutë të ndërprisni së shkeluri nenin 78", tha Zaev. Theksoi se kjo është mbledhje konstitutive në të cilën kryesuesi dhe deputetët kanë për qëllim në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase të zgjedhin kryetar të Kuvendit të RM-së dhe të përfundojnë me konstituimin e mbledhjes së Parlamentit.
Potencoi se nga gjithsejt 120 deputetë, shumica parlamentare ka 69 deputetë dhe se ata, siç tha, tekstualisht luten të përfundojë procedura sa më aprë me zgjedhje të kryetarit të Kuvendit të RM-së. "Gjashtëdhjetë e dy deputetë me nënshkrimin e tyre qëndrojnë prapa kolegut Talat Xhaferi të jetë i zgjedhur për kryetar të Kuvendit të RM-së", tha Zaev.
"Ju lutem me shumë mirësjellje mos e shkelni Rregulloren, ligjin dhe Kushtetutën e RM-së. Këtu ekziston shumicë e deklaruar dhe e formuar, ajo shumicë nuk do ta lejojë këtë. Kjo shumicë këtu e përfundon mendimin. Kjo shumicë këtu ka të drejtë dhe obligim të zgjedhë kryetar të Kuvendit nga radhët e veta dhe për atë do të sjellë vendim. Do të sjellë vendim në këtë sallë, do të sjellë vendim në ndonjë sallë tjetër të Kuvendit, në korridor, në shkallë, në amfiteatrin e Fakultetit juridik, në ASHAM, do të sjellë vendim", theksoi Zaev.
Kryesuesi Trajko Veljanoskii theksoi se nuk mund ta shkelë Rregulloren dhe se nëse e pranon kërkesën e Oliver Spasovskit për kalim në pikën e katërt do të jetë shkelje e Rregullores.
Sipas tij gabimi është bërë më 30 dhjetor kur mbledhja konstituive filloi dhe nuk përfundoi. "Mbledhja e filluar nuk përfundoi sepse kolegët nga BDI, LSDM dhe nga VMRO-DPMNE, të gjitha tre grupacionet e deputetëve kërkuan që mbledhja konstituive të ndërpritet në pikën e dytë, madje edhe pika e tretë të mos vazhdojë më 30 dhjetor, sepse u nevojitej shumicë parlamentare, e cila u formua pas tre muajsh. Unë jam fajtor apo ju. Pas tre muajve kërkuat të vazhdojë mbledhja kontritutive dhe tani iu është kujtuar edhe për lokale edhe për subvencione", tha veljanoski.
Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE, duke iu drejtuar Zaevit, e luti të mos tentojë ta marrë të drejtën themelore të deputetëve të fjalës, sepse kjo do të thotë marrje e fjalës popullit që ka votuar.
Ai porositi të mos tentojnë të bëjnë grusht shtet dhe të mos mendojnë se zgjedhja e kryetarit jashtë nga procedurat është diçka që do të bëjë mirë për këtë shtet.
Bashkëpartiaku i tij, Antonio Milloshoski potencoi se heshtja e një deputeti do të thotë heshtje e popullit dhe i porositi deputetët e LSDM-së të mos bëjnë hapa të cilat mund plotësisht ta fusin shtetin në rreziqe më të mëdha me pasoja të paparashikueshme.
Petre Shilegov nga LSDM kërkoi nga Veljanoski të lejojë të përfundojë mbledhja konstituive në mënyrë që Republika e maqedonisë të mund të shkojë përpara.
Stefan Bogoev kërkoi nga kolegët të zhbllokohet Kuvendi në emër të bujqve, të falimentuarve, rasteve sociale, të punësuarve në administratë publike, pensionistëve...
"Ju bëj thirrje menjëherë lejioni ta zhbllokojmë këtë Kuvend, të sigurojmë subvencione për bujqit, rroga stabile për administratorët, pensione, lejoni ta ndërprejmë ekzodin e të rinjve që po ndodhë në këto momente", tha Bogoev.
Zbatim strikt të Rregullores kërkoi edhe Tomisllav Tuntev i cili tha se nuk do të ndryshojë asgjë në shtet dhe se asgjë nuk është në rrezik.
Oliver Spasovski nga LSDM potencoi se Kuvendi po uzurpohet dhe nuk pom lejohet zgjedhja e kryetarit të tij për shkak të mosrespwktimit të nenit 95 të Rregullroes. Pjesa më e madhe e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, theksoi, po bëjnë keqpërdorim klasik dhe se po flitet për gjithçka.
Deputetët do ta vazhdojnë mbledhjen pas pauzës së rregullt njëorëshe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail