Evakuohen të gjithë deputetët dhe gazetarët nga godina e Kuvendit

Shkup, 27 prill 2017 (MIA) - Evakuohen të gjithë deputetët dhe gazetarët nga godina e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, transmeton Alsat-m.
Sipas Artan Grubit të BDI-sëp, të gjithë deputetët shqiptarë janë evakuuar dhe janë në gjendje të mirë.
Mësohet gjithashtu që është evakuuar edhe kreu i ri i Kuvendit Talat Xhaferi.
Është evakuuar edhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev i cili i gjakosur dhe me fashë në kokë ka braktisur godinën e Kuvendit, raporton Alsat-m.
Sipas këtij burimi mësohet se lideri i VMRO-DPMNE-së nuk është në Maqedoni por ndodhet në Vjenë të Austrisë.
Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu deklaroi se policia po merr situatën nën kontroll.
"Jemi duke e marrë situatën nën kontroll", tha Nuhiu për të shtuar se në Kuvend akoma po ndodhen disa deputetë të VMRO-DPMNE-së si Trajko Veljanoski, ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, Vllatko Gjorçev dhe disa të tjerë.
Sipas ministrit të brendshëm deri në këto momente janë lënduar 14 pjesëtarë të policisë, megjithatë nuk ka numra konkret për numrin e qytetarëve të lënduar. Nuhiu gjithashtu tha se policia po grumbullon të gjitha provat dhe më pas do të ngrejë procedura adekuate, por pranoi se policia nuk ka qenë në nivelin e detyrës.
Edhe OSBE-ja ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve dhe deputetëve.
Policia gazetarët e evakuuar për momentin po i dërgon në stacion policor për të dhënë dëshmitë e tyre rreth situatës brenda Kuvendit.
Para Kuvendit numri i protestuesve vazhdon të jetë tejet i lartë por situata është më e qetë për momentin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail