Kuvendi u boshatis, demonstruesit mbeten para dhomës ligjdhënëse

Shkup, 27 prill 2017 (MIA) - Policia sonte e zbrazi ndërtesën e Kuvendit. Dritat në Ndërtesën ligjdhnëse janë shuar. Para të gjitha hyrjeve ka pjesëtarë të policisë, ndërsa rreth Kuvendit janë vendosur barrikada metali.
MPB njoftoi se po bën verifikimin e hapësirave të punës në Parlament për eventualisht ndonjë person të mbetur që mund t'i duhet ndihmë mjeksore si dhe konfirmimin e numrit të të lënduarve të pranuar në spitalet dhe për gjendjen e tyre shndetësore.
Para Kuvendirt edhe më tej ka qytetarë të tubuar, por gjendja është e qetë. Përkrahës të iniciativës "Për Maqedoni të përbashkët" paralajmëruan se do të mbeten në Kuvend, siç thonë, dersia të zgjidhet gjendja.
Ngjarjet tensionuese në Kuvend filluan rreth orës 18 pasi që kryesuesi Trajko Veljanoski e ndëpreu azhdimi e 20-të të Seancës konsitutive të Kuvendit, ndërsa deputetët e LSDM-së dhe partive shqiptare si dhe të VMRO-DPMNE-së mbetën në sallën plenare.
Më pas shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputetët e LSDM-së, BDI-së, Alencës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, zgjodhen Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit.
Pasi që shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë zgjodhi Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit, menjëherë pas votimit ai dha betimin në cilësinë e kryetarit të Kuvendit.
Njëkohësisht deputetët e VMRO-DPMNE-së duke qëndruar para foltores të Kuvendit thërrisnin "ky ështëm puç". Më pas në sallën e Kuvendit u futën një pjesë e pjesëmarrësve të protestës për "Maqedoni të Përbashkët " dhe erdhi deri në goditje fizike.
Gjithsej 42 persona janë lënduar në Kuvend midis të cilëve tre policë dhe pjesëtarë të sigurisë, të cilët janë pranuar në Klinikën për sëmundje kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit" (Spitali i Qytetit), deklaroi për MIA-n drejtoresha e këtij institucioni Jasminka Çabukovksa.
Ajo tha se katër prej tyre janë mbajtur në mjekim të mëtejshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail