Lëvizja BESA: E dënojmë dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë

Shkup, 28 prill 2017 (MIA) - Pas sulmit që dje u shkaktua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kur deputetët e shumicës parlamentare e realizuan detyrimin e tyre ligjor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Lëvizja BESA i dënon këto incidente dhe konstaton se me atë që Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë i lejoi që huliganët e VMRO-DPMNE-së ta sulmojnë institucionin më të lartë ligjdhënës në vend flet se Maqedonia tashmë nuk i ngjan një shteti demokratik dhe aty askush nuk është i sigurt për jetën e tij. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve të rendit që të jenë në mbrojtje të institucioneve dhe të sigurisë së qytetarëve.
Lëvizja BESA e dënon dhunën dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, e veçmas shqiptarëve, që të jenë të kujdesshëm, të mos dalin në nëpër sheshe dhe rrugë frekuentuese të Shkupit dhe të mos bien pre e provokimeve të ndryshme që bëhen nga skenarë tashmë të njohur. Duke besuar se dhuna nuk është mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të jenë të arsyeshme, sepse një gabim sot mund të kushtojë shumë nesër, qëndron në kumtesën e Lëvizjes BESA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail