Memeti e dënon rastin në Kuvend

Shkup, 28 prill 2017 (MIA) - Avokati i Popullit edhe një herë, ashpër i dënon ngjarjet e djeshme me futjen e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si dhe dhunën mbi deputetët dhe ekipet të gazetarëve. Njëkohësisht, e kritikon veprimin joprofesional dhe selektiv të Ministrisë për Punë të Brendshme, e cila në vend që ta pengojë e mundësoi dhunën.
"Puna selektive, përkatësisht me standarde të ndryshme, e këtij organi edhe një herë e konfirmon konstatimin e Avokatit të Popullit se kjo Ministri është thellë e partizuar, që është për çdo gjykim, sikurse edhe plogështia e nëpunësve policorë të cilët ashiqare, siç u pa nga incizimet edhe pse ishin të pranishëm nuk reagonin, me çka mundësuan dhunë, kurse gazetarët u penguan në kryerjen e punës së tyre dhe u cenua liria e mediave", citohet në njoftim.
Avokati i Popullit potencon se dhuna nuk është mënyrë për zgjidhjen e mospajtimeve dhe mosmarrëveshjeve kudo që paraqiten dhe posaçërisht jo në Parlament, është e palejueshme që organi, kompetencë themelore e cilit është sigurimi i mbrojtjes së qytetarëve, të bëjë lëshime të atilla, me çka e rrezikoi jetën e të pranishmëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Nga kjo, Avokati i Popullit kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë të ngrihet mbi interesat partiake dhe në mënyrë efikase dhe profesionale ta ushtroj funksionin në interes më të mirë të qytetarëve.
Avokati i Popullit thërret në arsye dhe apelon që të gjithë faktorët, veçanërisht liderët e partive politike, ta marrin guximin dhe pa hezitim dhe në mënyrë të qartë ta dënojnë dhe të distancohet nga dhuna dhe arbitrariteti, me çka njëkohësisht do të mundësojnë formimin e institucioneve pa dhunë dhe në interes të qytetarëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail