Vitin e kaluar 15 raste të vdekjes në vendin e punës, më së shumti në ndërtimtari dhe industrinë përpunuese

Shkup, 28 prill 2017 (MIA) - Ndërtimtaria dhe industria për përpunim janë sektorë ku më së shumti ka raste të vdekjes nga lëndimi në vendin e punës në Maqedoni. Vitin e kaluar janë regjistruar 15 raste të vdekjes, ndërsa numri i të lënduarve është 1480. Në korniza botërore vërehen katër raste të vdekjes së punëtorëve çdo minutë, ndërsa pasojat ekonomike prej kësaj vlerësohen në katër për qind të BPV-së së vendeve.
Kjo sot u theksua me rastin e Ditës botërore për Siguri e shënuar nga Këshilli për siguri dhe shëndet gjatë punës në Maqedoni me mbështetjen me Organizatën Ndërkombëtare të Punës - Zyra Shkup.
Sllagjana Andonovska e Inspektoratit shtetëror për punë theksoi se numri i rasteve të vdekjes në vitin 2016 është zvogëluar dhe se të gjithë janë të kënaqur prej rritjes së vetëdijes së punëdhënësve që e ndjekim përmes ndërmarrjes së denoncimeve për shkelje të kryer, ku vërehet ulje.
Theksoi se është rritur numri i parashtresave prej të punësuarve të cilët kanë paraqitur vërejtje lidhur me sigurinë dhe shëndetin gjatë punës dhe se ky numër në vitin 2016 ka qenë 152, ndërsa në vitin 2015, 92 parashtresa. Zvogëlimi është vërejtur edhe në dënimet e shqiptuara mandatuese prej 72 në vitin 2015, në 20 në vitin 2016.
Sipas saj kjo do të bëhet përmes vendosjes së sistemit të vetëm informatik dhe do të shkojë në harmonizim me metodologjinë e BE-së.
Potencoi se Maqedonia ka statistikë që udhëhiqet në Institutin për shëndet publik dhe tjetra në Inspektoratin shtetëror të punës. Por shton se denoncimi dhe regjistrimi i lëndimeve nuk është i mjaftueshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail