Zaev: Ndërmarr përgjegjësi që Maqedonia të jetë pjesë e Evropës

Shkup, 9 maj 2017 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në fjalimin me rastin e Ditës Kundër Fashizmit dhe Ditës së Evropës së Bashkuar - 9 Maji, thekson se ndërmerr përgjegjësi me mbështetje nga qytetarët që të bëhet pjesë e Evropës.
"Jemi një hap para formimit të qeverisë së re demokratike në Maqedoni dhe ju premtoj - me dashuri ndaj Maqedonisë ndërtojmë dhe do të ndërtojmë, Republika e Maqedonisë evropiane", thekson Zaev.
Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë janë të bashkuar si asnjëherë deri tani në vlerat që e mbrojnë dinjitetin njerëzor, garantojnë barazi para ligjit dhe drejtësi për të gjithë dhe sigurojnë stabilitet ekonomik të familjeve dhe stabilitet të sigurisë së shtetit. "Jemi të bashkuar në shumëllojshmëri. Maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, romë, boshnjakë. Politikisht të përcaktuar dhe të papërcaktuar. Të rinj dhe të vjetër. Punëtorë dhe afaristë...", thekson Zaev.
E sigurojmë, thekson kryetari i LSDM-së, unitetin, sovranitetin dhe veçantinë e Republikës së Maqedonisë.
Vendet si Maqedonia, potencoi Zaev, janë shembull se si secili ka vend në proceset demokratike që e sigurojnë avancimin dhe progresin. Maqedonisë, më shumë se kurdo qoftë i nevojitet Evropë sepse i tërheq qytetarët e vendit tonë në një botë prosperuese dhe shpresuese. Për këtë arsye qytetarët të nderuar duhet ta shfrytëzojmë këtë moment, thekson Zaev dhe porosit se është e domosdoshme që secili të kontribuojë në ndërtimin e Maqedonisë bashkëkohore, demokratike dhe evropiane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail