Mogerini dhe Han e përshëndetën dhënien e mandatit për Zaevin, presin formim të shpejtë të Qeverisë

Strasburg, 17 maj 2017 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han në një deklaratë të përbashkët e kanë përshëndetur vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për t'ia dhënë mandatin liderit të LSDM-së Ziran Zaev për formimin e qeverisë. Sipas kësaj dyshe të lartë evropiane, Brukseli zyrtar pret formim të shpejtë të qeverisë e cila do t'i përkushtohet reformave, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
"E përshëndesim vendimin e presidentit Ivanov për t'ia dhënë mandatin z. Zaevit për formimin e qeverisë, si një hap i rëndësishëm në procesin e formimit të qeverisë. Shpresojmë se kjo frymë konstruktive do të vazhdojë të mbizotërojë, kështu që vendi do të mund përfundimisht të dalë nga kriza politike. Tani presim formim të shpejtë të qeverisë e cila do të përkushtohet në zbatimin e të gjitha pjesëve të marrëveshjes së Përzhinës dhe Prioritet urgjente reformuese", theksohet në kumtesën e Hanit dhe Mogerinit.
Shefja evropiane e diplomacisë dhe eurokomisari për negociata për zgjerim gjithashtu në emër të Bashkimit Evropian bënë thirrje në kohezion të partive në kthimin e Maqedonisë në rrugën euroatlantike dhe shprehën gatishmëri për ta mbështetur Qeverinë e re në krye me Zaevin.
"U bëjmë thirrje të gjitha partive parlamentare t'i lënë anash ndarjet e tyre dhe të punojnë së bashku në agjendën e përbashkët për reforma, që vendi të kthehet mbrapa në rrugën e integrimit euroatlantik. Kjo është ajo që njerëzit e duan dhe e meritojnë. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim Qeverinë e re në përpjekjet e saja reformuese", potencuan Han dhe Mogerini.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail