Zaev: Në afat sa më të shkurtër do të përpiqemi të formojmë qeveri

Shkup, 17 maj 2017 (MIA) - Mandatari për përbërje të qeverisë së re, Zoran Zaev sot pas marrjes së mandatit nga ana e presidentit Gjorge Ivanov deklaroi se në afat sa më të shkurtër, për dhjetë ditë ose më pak, konform Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve do të tentojmë ta formojë kabinetin qeveritar.
Paralajmëroi se menjëherë pas marrjes së mandatit do të bisedojë dhe negociojë me partitë BDI, Aleanca për shqiptarët dhe BESA, të cilët i kanë dhënë nënshkrimet që të dëshmohet se është siguruar shumica në Parlament dhe theksoi se dëshiron që të gjithë të jenë pjesë e Qeverisë.
Do të përpiqemi, tha Zaev që ta shkurtojmë periudhën e cila është parashikuar në Kushtetutën për formimin e Qeverisë, e ato janë 20 ditë dhe do të përpiqemi për 10 ose më pak se 10 ditë ta krijojmë kabinetin qeveritar dhe ta vendosim programin qeveritar dhe propozimin për qeveri deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Zaev tha se do të negociojë me BDI-në, Aleancën për shqiptarët dhe BESË-n dhe se dëshiron që të gjithë ata të jenë pjesëmarrës në qeverinë e re. Theksoi se do të kontaktojë dhe do të bisedojë edhe me PDSH-në, por siç tha, është herët që të thuhet nëse me ata do të negociohet.
"Deklaratën për garancitë e premtova pas ngjarjeve jo të hijshme, gjegjësisht 27 prillit të zi, për të cilën të gjithë dëshirojmë që të mos përsëritet më. Atëherë dërgova mesazh se jam i gatshëm të jap garanci deri te Ivanovi dhe ta mënjanojmë edhe këtë pengesë me qëllimin përfundimtar që t'i ruajmë praktikat dhe procedurat që të plotësohet akti solemn, ceremonial dhe formal i dorëzimit të mandatit dhe të kalojmë drejt formimit të qeverisë", tha Zaev.
Ai ,në deklaratë për mediumet u obligua se qeveria e re do të jetë proevropiane dhe do të sigurojë jetë cilësore për të gjithë qytetarët me respektim të multietnicitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit.
"Do të punoj, si edhe deri më tani, me tërë zemrën dhe t'i lëmë anash dallimet, urrejtjen dhe politikat destruktive. Obligohem se do të punoj me të gjithë dhe qeveria e re do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve", tha Zaev.
Shtoi se të gjithë në Republikën e Maqedonisë nevojiten në këtë proces, siç tha, është në pyetje e ardhmja jonë dhe e ardhmja e fëmijëve tanë.
Ai beson dhe shpreson se të gjitha vendimet në të ardhmen do të miratohen përmes dialogut dhe me marrëveshje, ndërsa drejt kësaj, siç tha udhëzon edhe pjesëmarrja a përfaqësuesve të partive politike në takimet e punës, sikur ajo të shtunën në Parlament.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Zaev theksoi se ekziston marrëveshjes mes partive që zgjedhje lokale të mbahen më 15 tetor. Për këtë, tha nevojitet që të formohet Komisioni juridiko-ligjdhënës dhe Komisioni për sistem politik që të mundet në procedurë të shpejtë të lëshohen ndryshimet ligjore që të definohet data 15 tetori si datë për zgjedhje lokale.
Ai thotë se për të nuk është kontestuese që ndryshimet e këtyre ligjeve për zgjedhjet lokale të bëhen edhe para se të formohet qeveria e re, për shkak se, siç tha, nëse harmonizohen të gjitha gjërat nuk duhet të kushtëzohen gjërat njëra me tjetrën, por proceset duhet të vijojnë.
Lidhur me heqjen e testimit ekstern me të cilin janë përfshirë nxënësit e arsimit të mesëm dhe fillor, Zaev tha se ai është premtim i dhënë para qytetarëve dhe se shpreson se para provimit të parë ekstern me vendim apo me ligj ky testim do të hiqet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail