Mogerini i pret kryeministrat aktual të gjashtë shteteve ballanike në Bruksel

Bruksel, 19 maj 2017 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, në darkën joformale me kryetarët e qeverive të Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi, që e caktoi për të mërkurën më 24 maj do t'i presë kryeministrat aktualë të këtyre gjashtë shteteve ballkanike.
Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, këtë e konfirmoi zëdhënësja e Komisionit evropian Maja Kocijançiç, si përgjigje e spekulimeve se nga Maqedonia dhe Serbia është e mundur që ky takim i dedikuar për Konferencën e Berlinit, të marrin pjesë kryeministra të mundshëm të ardhshëm të rinj, pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në këto vende.
"Ftesa u është dërguar kryeministrave. Ne do t'i konfirmojmë emrat e atyre të cilët do të marrin pjesë në darkën joformale kur do të jemi më afër datës", deklaroi zëdhënësja Kocijançiç për MIA-n. Kjo do të thotë se në rastin me Maqedoninë, nëse deri të mërkurën nuk zgjidhet Qeveria e re me kryetarin e saj të ri, se në takimin e gjashtë kryeministrave nga Ballkani me Mogerinin, do të marrë pjesë kryetari aktual i Qeverisë së Maqedonisë, Emil Dimitriev. I njëjtë është rasti me Serbinë, kryeministri aktual i të cilës Aleksandar Vuçiq është zgjedhur për president të këtij shteti, por funksionin e ri pritet ta marrë nga 1 qershori dhe kështu edhe ai në cilësi të kryeministrit aktual serb do të jetë pjesë e këtij takimi joformal.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail