Zaev: Sot ose nesër bisedime për resorët dhe emrat në qeverinë e re

Shkup, 22 maj 2017 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot pasdite, para takimit me liderin e Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela në Tetovë, deklaroi se sot ose nesër do të fillojnë bisedimet për resorët dhe emrat në ekipin e ri qeveritar.
Sipas Zaevit, janë duke u bërë përpjekje për formimin sa më të shpejtë të qeverisë, por shumë e rëndësishme, siç tha, është cilësia.
"Bisedimet vijojnë me të gjitha partitë politike. Shpresoj se do t'i rrumbullakësojmë parimet e rëndësishme për atë që është në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe për vendin tonë të përbashkët. Më vjen mirë që në këtë pjesë punët po shkojnë në drejtim pozitiv. Besoj se sot, nesër do të fillojmë të bisedojmë diçka edhe për resorët dhe emrat", theksoi Zaev dhe shtoi se është i kënaqur nga ajo se si vijojnë punimet.
Në pyetjen e gazetarëve, nuk precizoi se kur mund të pritet qeveri e re, nëse pritet deri në fund të kësaj jave.
"Unë do të doja që nesër. Po bëjmë angazhime, nëse jo për diç tjetër, për shkak të Brukselit, por besoj se më e rëndësishme është cilësia, më e rëndësishme është ajo që është në interes të qytetarëve të jetë esenciale dhe e dakorduar, që të mundemi propozimin ta dërgojmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë", theksoi Zaev.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail