Stërvitje simuluese e ARM-së dhe Kryqit të Kuq për shpëtim të jetëve gjatë gjendjeve të krizës

Shkup, 26 maj 2017 (MIA) - Në simulimin e ngjarjes së jashtëzakonshme me të lënduar dhe të plagosur, një ekip i përbashkët i Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Kryqit të Kuq të RM-së sot treguan se si reagohet për shpëtim të jetëve gjatë gjendjeve të krizës.
Aktiviteti i përbashkët i zbatuar në stadiumin ushtarak në parkun e qytetit në Shkup është stërvitje përfundimtare e pjesëtarëve të ARM-së dhe Kryqit të Kuq pas kursit katërjavësh për shpëtues të jetëve të zbatuar nga instruktorët në sektorin për trajnime mjekësore pranë Qendrës ushtarake mjekësore në Shkup.
Zëvendës-shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, Muhamed Racaj tha se stërvitja është në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të ekzistimit dhe bashkëpunimit afatgjatë mes ARM-së dhe Kryqit të Kuq të RM-së.
Bashkëpunimi më i mirë u tregua gjatë vërshimeve vitin e kaluar dhe shpresoj se ky bashkëpunim dhe stërvitjet dhe aktivitetet e përbashkëta do të vazhdojnë", tha Recaj.
Zëvendës-komandanti i Komandës së bashkuar operative të ARM-së, Pavle Arsovski tha se fatkeqësitë dhe tragjeditë ndodhin çdo ditë dhe gjithkund, ndërsa ndihma e parë në numrin më të madh të situatave do të thotë shpëtim i jetëve njerëzore.
Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RM-së Sait Saiti tha se Kryqi i Kuq dhe ARM-ja kanë bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm dhe vitin e kaluar kemi treguar se mundemi së bashku shumë të ndihmojmë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail