Zaev: Qeveria e re deri të mërkurën në mbrëmje, masa e parë pezullimi i testit ekstern

Shkup, 29 maj 2017 (MIA) - Mandatari i LSDM-së, Zoran Zaev sot deklaroi se pret që qeveria e re të zgjidhet më së voni deri pasnesër në mbrëmje, konform afateve, ndërsa detyrimi i parë do të jetë pezullimi i vlerësimit ekstern.
"Seanca është caktuar për nesër, ndërsa afati që të zgjidhet është 48 orë, që do të thotë se deri të mërkurën në mbrëmje duhet të përfundojmë me zgjedhjen e qeverisë. Këto janë afate maksimale. Shpresoj se nuk do të ketë nevojë të shfrytëzohen afatet maksimale për shkak se praktika ka treguar se edhe për kohë më të shkurtër nga ajo që është parashikuar në Rregullore", deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, pasi që Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion dha dëshmi për kallëzimet penale të cilën LSDM-ja e parashtroi për përplasje interesash të deputetëve të ministrave.
Menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë, siç theksoi Zaev, do të pasojë pezullim i testimit ekstern të nxënësve.
Sipas mandatarit Zaev, puna kryesore e qeverisë së re do të jetë në dy drejtime, realizim komplet i mbledhjeve dhe ekipimit të ekipeve për shkak të reformave dhe avancimit të cilësisë së përgjithshme të jetesës së qytetarëve dhe barazisë në shoqëri, e para së gjithash shërbimit social.
Siç informoi Zaev, në prokurori i kanë thënë pikëvështrimet e tyre në lidhje me denoncimin e LSDM-së për përballje me konflikt interesash në të cilën, theksoi personalitete të njëjta i kanë bërë në periudha derisa kanë qenë deputetë me mandate të verifikuara dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
"Shpresoj se Prokuroria për krim të organizuar do të kryejë hetim dhe do t'i konfirmojë parregullsitë që janë bërë. Bëhet fjalë për katër, denoncimi ka të bëjë me kryeministrin teknik, Emil Dimitriev, ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe ministren e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail