Osmani në takime me institucionet kyçe për eurointegrimin

Shkup, 16 qershor 2017 (MIA) - Në pajtim me përcaktimin e Qeverisë për riintensifikim të procesit të integrimit evropian, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani filloi ciklin e takimeve me institucionet kyçe, me qëllim që të definohen aktivitetet konkrete dhe dinamika për zbatimin e reformave në rajonet kyçe lidhur me procesin e integrimit evropian.
Siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, për këtë drejtim, sot zëvendëskryeministri Osmani ka realizuar disa takime, midis të cilave me ministrin e Drejtësisë Bylent Saliji dhe bashkëpunëtorët e tij, në të cilin u diskutua për sferat e kompetencës së tyre në sferën e gjyqësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Takimi u mbajt edhe me kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor Aleksandar Çiçakovski dhe nënkryetarin Rexhep Prekoluxha me fokus të aktiviteteve të cilat janë të lidhura me reformën zgjedhore, ndërsa rrjedhin nga rekomandimet e OSBE/ODIHR. Në orët e pasdites u mbajt takim edhe me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, në të cilin fokusi ishte në reformat e nevojshme në pjesën e reformës së administratës publike dhe mediave.
Nga SÇE theksojnë se dje Osmani ka pasur takim edhe me ministrinë e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe bashkëpunëtorët e tij në pikëpamje të sferën e fushës së tyre.
"Në periudhën e ardhshme, zëvendëskryeministri Osmani pret intensifikim të takimeve me të gjitha palët e cenueshme me qëllim që të sigurohet përparim efektiv dhe i qëndrueshëm në zbatimin e reformave. Sekretariati për çështje evropiane mbetet i përkushtuar në procesin e integrimit evropian, por edhe në të ardhmen takimet do të vazhdojnë jo vetëm në nivel minstror, por edhe në nivel të grupeve punuese me ekspertë nga institucione kyçe", qëndron në kumtesën e SÇE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail