Shekerinska-Timonie: Zhvillim të bashkëpunimit me Francën për modernizimin e ARM-së

Shkup, 19 qershor 2017 (MIA) - Zhvillimi i bashkëpunimit mbrojtës midis Maqedonisë dhe Francës është me rëndësi të madhe për kontributin e përbashkët drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë. Kjo u theksua në takimin e sotëm midis ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ambasadorit të Republikës së Francës, Kristian Timonie, në Ministrinë e Mbrojtjes.
"Reformat të cilat do t'i zbatojmë në sferën e mbrojtjes janë investim i rëndësishëm për integrimin sa më të shpejtë të vendit në NATO por edhe në BE. Do të punojmë që të krijojmë ambient të besueshëm dhe bashkëpunim më të mirë rajonal. Rezultatet të cilat do t'i arrijmë do ta përforcojnë bashkëpunimin e vendeve anëtare për hyrjen e Maqedonisë në NATO. Me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO do të përforcohet stabiliteti dhe siguria në mbarë rajonin", tha Shekerinska.
Në takim u fol edhe për mundësinë për zhvillimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Francës lidhur me modernizimin e ARM-së.
Ambasadori Timonie në takim theksoi se dyert e NATO-s janë të hapura dhe se vendi i tij është i interesuar që bashkëpunimi me Maqedoninë të zhvillohet.

Në takimin e sotëm mori pjesë edhe atasheu i ri i Mbrojtjes së Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Zhan Mark Lavali të cilit ministrja Shekerinska i dëshiroi mirëseardhje dhe i dëshiroi bashkëpunim të suksesshëm dhe thellim të së njëjtit në periudhën e ardhshme", kumtoi Ministria e Mbrojtjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail