Linjë e re telefonike në MSH për kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët

Shkup, 19 qershor 2017 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë vendosi linjë të re telefonike për komunikim të drejtpërdrejtë të qytetarëve me ministrin dikasterial Arben Taravari përmes aplikimeve celulare viber dhe whatsapp.
Duke filluar prej sot, funksionon edhe linja telefonike 071/349-999 në të cilën qytetarët përmes porosisë elektronike mund të drejtohen deri te ministri me ide, propozim, lëvdata ose megjithatë për disa parregullsi të caktuara, tentime për korrupsion dhe parregullsi me të cilat janë ballafaquar në funksionimin e sistemit shëndetësor.
"Qëllimi i #PërshëndetjeTaravari është që personalisht t'i dëgjojë mendimet dhe përvojat e qytetarëve nga sistem shëndetësor dhe bashkërisht ta ndryshojmë perceptimin për shëndetësinë tonë", thuhet në deklaratën me shkrim të ministrit Taravari.
Ministria e Shëndetësisë përkujton se komunikimi me ministrin Taravari do të zhvillohet thjeshtë me porosi elektronike përmes viber-it dhe whatsapp-it, të cilat mund t'i dërgojë secili qytetar në numrin e telefonit 071/349-999.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail