Aeroplani i parë çarter me turistë nga Polonia arriti në Ohër

Ohër, 22 qershor 2017 (MIA) - Me çarter fluturimin "Smal planter erlajns" nga Katovice sot në aeroportin e Ohrit "Shën Pali" arriti grupi i parë me 220 turistë nga Polonia të cilët në mënyrë të organizuar do të pushojnë në rivierën Ohër-Strugë.
Bëhet fjalë për qëndrim të organizuar të mysafirëve nga Polonia të cilët do të pushojnë në Ohër dhe Strugë përmes aranzhimeve që për Maqedoninë në atë treg i ofron tur-operatori "Rego-bis", një nga kompanitë më të mëdha turistike në Poloni.
Ministri i Transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski duke iu dëshiruar mirëseardhje turistëve, theksoi se Qeveria me seri masash do të punojë në përparimin e komunikacionit ajror në vend dhe në drejtim të tërheqjes të numrit sa më të madh të turistëve në Maqedoni.
Siç theksoi Alper Ersoj, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni, prej sot deri në fund të shtatorit në aeroportin e Ohrit do të arrijnë gjithsej 14 çarter aeroplanë nga Katovice, ndërsa për të ardhmen janë paralajmëruar edhe çarter fluturime edhe nga Varshava. Së bashku me disa turistë të cilët vijnë në Maqedoni me transport me autobus, pritet që këtë sezon në Maqedoni të vijnë për pushime rreth pesë mijë polakë.
Përveç fluturimeve nga Polonia, në aeroportin e Ohrit gjatë sezonit të verës qarkullojnë fluturime sezonale të "Korendon" dhe "TUI Arkeflaj" nga Amsterdami, "Tomas Kuk" nga Brukseli, çarter fluturime të "Arkia" nga Izraeli, si dhe me fluturimet sezonale të "Er Serbia" nga Beogradi dhe fluturimet e rregullta të "Viz er" nga Londra dhe Bazeli dhe të "Gjermania flug"nga Cyrihu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail