Allagjozovski dhe Banov biseduan për avancim të bashkëpunimit në kulturë

Shkup, 22 qershor 2017 (MIA) - Në kuadër të vizitës dyditore në Republikën e Bullgarisë të delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev më 20 dhe 21 qershor të vitit 2017, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski realizoi takim me ministrin bullgar të Kulturës Bioll Banov, njoftoi sot Ministria e Kulturës.
Në takim u theksua se bashkëpunimi në sferën e kulturës ka karakter tradicional dhe është e rregulluar me Marrëveshjen për bashkëpunim kulturor midis qeverive të së dy vendeve nga maji i vitit 2000, si dhe me Programet midis të dy ministrive, të cilët nënshkruhen në tre vjet. Në këtë kontekst, ministrat e kulturës paralajmëruan se programi më i ri për bashkëpunim në sferën e kulturës për periudhën 2017 - 2019 do të nënshkruhet gjatë vjeshtës.
Allagjozovski dhe Banov biseduan për bashkëpunimin, i cili zhvillohet më të gjitha veprimtaritë e kulturës. Ministri bullgar Banov u angazhua që theks i veçantë në marrëdhëniet e ardhshme të vendoset në turizmin kulturor. Ministri Allagjozovski theksoi se duhet të avancohen edhe projektet bilaterale, të cilët mbështeten nga programet e Bashkimit Evropian. Madje, ai theksoi se kapaciteti i partneriteteve të Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk është i dobishëm në projektet multilaterale, të cilët financohen nga programi i BE-së "Evropë Kreative".
Përveç në planin bilateral, të dy vendet realizojnë bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe në planin multilateral, si anëtare në Fondacionin ndërkombëtar "Forumi i kulturave sllovene", në Këshillin e ministrave nga Evropa Juglindore, ndërsa realizojnë edhe projekte të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit me UNESKO-n. Në këtë kuptim, Allagjozovski kolegut të tij bullgar ia prezantoi idenë që Këshilli i ministrave të zhvillohet sipas shembullit të mirë të Këshillit nordik për kulturë, të cilët kanë edhe zyra të përbashkëta dhe fond për mbështetje të projekteve.
Në takim është biseduar edhe për Nismën "16+1" të RP e Kinës dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, me ç'rast ministri Allagjozovski kërkoi nga ministri Banov dhe Republika e Bullgarisë ta japin mbështetjen e tyre për propozimin që Qendra e ardhshme koordinuese për bashkëpunim kulturor midis këtyre vendeve të vendoset në Shkup. Allagjozovski informoi se deri tani mbështetje për hapje të kësaj Qendre në Shkup është marrë nga 10 shtete, edhe atë nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Estonia, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Hungaria, ndërsa ende nuk janë prononcuar Bullgaria, Kroacia, Çekia, Rumania dhe Serbia. Ministri Banov me kënaqësi e përshëndeti iniciativën dhe tha se do të japë mbështetje për këtë propozim, thuhet në kumtesën nga Ministria e Kulturës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail