Spasovski u takua me ambasadoren austriake Kobler

Shkup, 22 qershor 2017 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mbajti takim pune me ambasadoren e Republikës së Austrisë, Renate Kobler.
MPB kumtoi se ambasadorja Kobler ia uroi zgjedhjen ministrit Spasovski dhe i dëshiroi punë të suksesshme, ndërsa i dërgoi urim ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Austrisë. Ajo i potencoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe përkushtimin e Republikës së Austrisë që në mënyrë maksimale t'i ndihmojë Republikës së Maqedonisë edhe në periudhën e ardhshme. Në këtë drejtim është edhe mbështetja për policinë e Maqedonisë përmes një sërë projektesh por edhe me praninë e një kontingjenti prej njëzetë policë austriakë në kufirin jugor, të cilat i ndihmojnë policisë së Maqedonisë në ballafaqimin e problemin me emigrantët.
Ministri Spasovski u falënderua për urimet dhe bashkëpunimin e deritanishëm me Republikën e Austrisë, veçanërisht për praninë e policëve austriak në kufirin jugor dhe kontributin e tyre në ballafaqimin me problemin me emigrantët. Ministri Spasovski paralajmëroi fillimin e negociatave për arritjen e marrëveshjes me FRONTEKS-in, që do të ndihmojë shumë në ballafaqimin me valën e re eventuale të emigrantëve. Ai e potencoi vendosmërinë për zbatimin e reformave në Policinë e Maqedonisë me qëllim që policia të departizohet dhe dekriminalizohet dhe jetë servis i vërtetë i qytetarëve", thuhet në kumtesën e MPB-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail