Ademi u takua me ambasadorin shqiptar Reka

Shkup, 22 qershor 2017 (MIA) - Ministri në Qeveri, i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi sot pati takim me ambasadorin shqiptar në Republikën e Maqedonisë.
Në takim, ministri Ademi theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë u jep peshë politike marrëdhënieve të diasporës dhe me këtë tregon se dëshira është po aq e madhe, sa edhe vetë vullneti për t'u integruar diaspora.
Gjithashtu, u theksua se vendosja e themeleve për bashkëpunim të përbashkët ështlë shtylla kryesore për përforcim të raporteve ndërmjet shtetit dhe diasporës. Minsitri shfaqi falënderim për mbështetjen e Republikës së Shqipërisë për Republikën e Maqedonisë, dhe është i hapur për bashkëpunim të mëtutjeshlm në fushat e interesit të përbashkët.
Ambasadori Reka tha se është i bindur se Maqedonia dhe Shqipëria do të përparojnë së bashku, sepse kanë shumë punë të përbashkëta dhe se rezultati do të jetë i dobishëm, sepse do tëp inicohet bashkëpunimi i mëtutjeshëm. Gjithashtu, theksoi se minsitri Ademi ka vizion të qartë për disasporën dhe dëshirën që të ndihmohet diaspora, që është element mjaft i rëndësishëm dhe kyç, kumtoi kabineti i Ademit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail